VOAL – Bora e shumtë që po bie këtë fundjavë kanë bërë që shkalla e alarmit nga rreziku i ortekëve të rritet nga 4 në pesë në gjithë Hakun Alpin Helvetik. Përveç Graubyndenit, janë veçanërisht të goditura nga ky fenomen Valeja, Berna dhe hapësira të gjera të Vosë. Lokaliteti turistik i Cermatit (Zermatt) është përsëri i paarritshëm për shkak të rrëqitjeve të dheut. Trenat janë ndaluar dhe auobusët zëvendësues arrijnë vetëm deri në Täsch.
Buletini i ortekëve për ditën e diel
Bllokime rrugësh për shkaqe sigurie apo për të hequr shembjet e dheut ka në krejt Zvicrën Perëndimore. Linja Lötschberg është pjesërisht e bllokuar mes Spiez (Bernë) e Goppenstein (Valé). Për krejt ditën janë ndërprerë tragetet dhe shërbimi i pasagjerëve të Furka mes Niederwald e Oberwald në Valé.
Moti ka provokuar dëme edhe ne linjën mes Villars-sur-Ollon e il Col-de-Bretaye (Vo). Trenat nuk qarkulojnë e nuk ka mejete zëvendësuese. Probleme ka edhe në hyrje të Gjenevës. Linja hekurudhore për në Lion është e mbyllur. Ka autobusë zëvendësues, por orarët nuk janë të garantuar dhe koha e udhëtimit mund të zgjatet shumë.
Komentet