(Walter Whitman)
1819 – 1892
Walter Whitman, i njohur si Walt Whitman (/ hwɪtmən /, West Hills, 31 maj, 1819 – Camden, 26 mars 1892), ishte një poet, shkrimtar dhe gazetar. Ai është i njohur si autor i përmbledhjes poetike “Fije bari”, të publikuara në disa edicione që nga 1855.
ZËRI I SHIUT
Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël,
Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon:
jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut,
përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i
padepërtueshëm,
lart drejt qiellit, nga ku, në formë fluturake
ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta,
zbres për të lag toka të thara skeletike,
shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës,
dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë, latente,e palindur;
dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës sime,
e bëj të pastër, e qendis;
(Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes,
pas plotësimit, bredharake,
i intereson asaj ose jo,
kthehet në kohë me dashuri.)
Përktheu: Faslli Haliti
HELIDON H. AKUAREL “ARA E LËRUAR” 2016
Komentet