Zëri i Fan Nolit: Vatra ka luajtur rolin e një qeverie në mërgim – Promovimi i Apostulli-Fan Noli Nga Ilir Ikonomi.
Ilir Ikonomi: Fan Noli i ndriçoi shqiptarët. Ai nuk ishte thjesht një klerik. Ai e përdori Kishën Shqipe, kur them Kisha shqipe, nuk ishte kishë çfarëdo por aty lexohej Ungjilli në shqip dhe kjo i frymëzonte shqiptarët, i bënte që ta donin më tepër vendin e tyre. Në kishën e Nolit nuk vinin vetëm të krishterë, ortodoksë, por vinin edhe myslimanë. Përse? Sepse aty flitej për patriotizëm, flitej për Atdheun, flitej për të ardhmen e vendit….