Tirana u përfshi sërish nga protestat në mbrëmje nga protestues që shprehin zemërimin e tyre për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një patrullë policie të hënën pas mesnate.
Ata u mblodhën për të dytën mbrëmje para kryeministrisë dhe ministrisë së punëve të brendshme.
Protestuesit goditën me sende të forta policët dhe ministrinë e punëve të brendshme e më pas u shkuan para kryeministrisë.
Kordona policie i mbrojtjën dy institucionet dhe përdorën ndaj protestuesve makina me ujë dhe gaz lotsjellës.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në grupe më të vogla, duke goditur institucione të tjera pranë shëtitores Dëshmorët e Kombit, duke përfshirë edhe ministrinë e financave.
Forcat e rendit po i ndjekin grupet e protestuesve përgjatë shëtitores, të ndihuar edhe nga dy automjete me ujë presioni.
Në sheshin Skënderbej po ashtu policia po largon protestuesit e mbledhur në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku gjendet edhe selia e Partisë Socialiste.
Grupe më të vogla protestuesish janë zhvendosur në lulishten në krah të presidencës. Aty është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Grupet e të rinjve protestues janë mbledhur në zonën e njohur si Blloku dhe po djegin kazanët e mbeturinave.
Komentet