Policia e Kosovës ndërhyri në selinë e lëvizjes Vetëvendosje në kërkim të deputetit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ndaj të cilit ditë më parë është lëshuar një urdhër arresti për shkak të veprimeve gjatë protestave të opozitës në parlamentin e Kosovës, kundër marrëveshjeve me Serbinë.
Njësitë e posaçme të policisë arrestuan zotin Kurti dhe 86 pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje.
Forca të mëdha të policisë rrethuan selinë e kësaj lëvizjeje pak pas përfundimit të protestës së partive opozitare kundër marrëveshjeve të fundit me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Udhëheqësit e opozitës, që zgjodhën kremtimet me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë, të mbajnë protestë bënë thirrje për anulimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre, ndan Kosovën nga brenda si dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas opozitës bën që Kosova të humbë rreth 9 mijë hektarë tokë.
Opozita, për më shumë se dy muaj ka bllokuar edhe punën e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj këtyre marrëveshjeve. Deputetët e opozitës hodhën në disa raste gaz lotsjellës në mjediset e parlamentit për të pamundësuar mbajtjen e seancave të tij, ndërsa protesta të përshkuara me përplasje të dhunshme kanë ndodhur edhe në rrugë.
Dy javë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi “masën e përkohshme” me të cilin pezullon zbatimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe deri në vlerësimin e përputhshmërisë së saj me Kushtetutën e Kosovës. Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e bërë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për “vlerësimin e përputhshmërisë së asociacionit me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Vendimi i Presidentes Jahjaga nxiti reagimin e Beogradit, i cili kërkoi ndërhyrjen e Bashkimit Evropian. Opozita e cilësoi pezullimin e marrëveshjes si një fitore të saj, por ka theksuar se nuk i beson Gjykatës Kushtetuese.
Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u nënshkrua me 27 tetor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi për të zhdukurit me forcë gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si një betejë që nuk do të . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një shtim të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës lidhur me krimet e luftës t . . .
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.
Produktet shqiptare po bëhen . . .
Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.
Procesioni do të largohet nga Vat . . .
Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.
Arkivoli i Papa Françeskut tani do të t . . .
Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti Bajram Begaj gjatë homazheve në Vatikan.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të P . . .
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kaptitalin njerëzor.
Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në n . . .
Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaga . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj finlandez, Alexendar Stubb, në Helsinki, më 23 prill 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e . . .
Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e d . . .
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Gazetarja Klodiana lala raporton se urdhri për sekuestrimin e . . .
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klaster . . .
Komentet