Dirgjet shpesh liqeni i kaltër
e pushon në mes të ditës,
sipër tij buçet prej fundesh
pasqyrimi i tij shëndritës
Valë e urtë i shtrohet anës
dalngadal e fashe-fashe,
që prej zallit të përbujshëm
nisen lundra levorashe.
Po atje ku nisen lundrat,
sipër valave paqtore,
me rrëmbim të zemëruar
uji hap një gjeratore:
Hap me gjëmë llahtarie
plagë e hon në kraharuar,
ndaj largohen sërë-sërë
që prej zallit të shkretuar.
Dirgjet shpesh liqeni i kaltër
e pushon në mes të ditës,
sipër tij buçet prej fundesh
pasqyrimi i tij shëndritës
Valë e urtë i shtrohet anës
dalngadal e fashe-fashe,
që prej zallit të përbujshëm
nisen lundra levorashe.
Po atje ku nisen lundrat,
sipër valave paqtore,
me rrëmbim të zemëruar
uji hap një gjeratore:
Hap me gjëmë llahtarie
plagë e hon në kraharuar,
ndaj largohen sërë-sërë
që prej zallit të shkretuar.
Te themi të drejtën është një poezi shumë e
pa kuptimtee