Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy bëri një paraqitje surprizë mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve Grammy në Las Vegas.
Me një zë të ngjirur ai iu bëri thirrje të gjithëve të tregonin mizoritë ruse ndaj popullit ukrainas.
Sipas Deadline , videoja është regjistruar në një strehë dy ditë më parë dhe ka “udhëtuar” në Las Vegas me një protokoll të posaçëm transporti, në mënyrë që të mos gjurmohej origjina e saj.
‘Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk dëgjojnë muzika përshkron gjithçka’ u shpreh Zellenskyy.
Ai tha se ‘kishte një ëndërr’ që ata që jetonin në qytetet e Ukrainës mund të ishin po aq të lirë sa interpretuesit në skenën e Grammys dhe e krahasoi pushtimin me një heshtje vdekjeprurëse që kërcon të shuaj ëndërrat e popullit ukrainas përfshirë dhe fëmijët.
‘Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësoni atë sot për të treguar historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet tuaja sociale, në TV, na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni, por jo në heshtje. Dhe pastaj paqja do të vijë në të gjitha qytetet tona,” tha Zelensky ndërsa mbante veshur bluzën e tij tashmë të markës kaki.
Më pas John Legend i prezentuar nga Zelenskyy përformoi këngën e tij ‘Free’ në nderim të popullit të Ukrainës.
Siuzanna Iglidan nga Odessa iu bashkua skenës, së bashku me këngëtaren Mika Neëton, nga Burstyn, Ukraina perëndimore.

Iglidan, e veshur me një fustan të verdhën me ngjyrën eflamurit të vendit të saj, i binte bandurës, një instrument popullor ukrainas i cili konsiderohet instrumenti muzikor kombëtar.
Fjalimi i plotë i presidentit ukrainas në ndarjen e çmimeve Grammmy.
Lufta.
Çfarë është më e kundërta me muzikën? Heshtja e qyteteve të rrënuara dhe njerëzve të vrarë. Fëmijët tanë vizatojnë raketa fluturuese që gjuajnë, jo yje. Mbi 400 fëmijë janë plagosur dhe 153 të tjerë kanë vdekur. Dhe nuk do t’i shohim kurrë duke vizatuar. Prindërit tanë janë të lumtur që zgjohen në mëngjes, në vendstrehime por të lumtur se janë gjallë.Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do jemi sërish bashkë. Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do heshtë përgjithmonë.
Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale, edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë muzika gjithsesi depërton. Ne mbrojmë lirinë tonë. Në tokën tonë në po luftojmë me Rusinë e cila sjell vetëm heshtje me bombardimet e saja. Heshtje vdekjeprurëse.Plotësoni heshtjen tonë më muzikën tuaj. Mbusheni heshtjen sot për të treguar historinë tonë.
Tregoni të vërtetën për këtë luftë në rrjetet tuaja sociale, në TV. Na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni, me çdo gjë por jo me heshtje. Dhe pastaj do të vij paqja. Të gjitha qytetet tona po i shkatërron lufta, Chernihiv, Kharkiv, Volonovakha, Mariupol dhe të tjerë. Ata tashmë janë legjenda. Por unë kam një ëndërr që ata të jetojnë të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammy.
syri.net
Komentet