Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me çështjen e “McGonigal” dhe lidhjen e kryeministrit Rama me këtë rast.
Sipas Zekthit kryeminsitri Rama nuk është paraqitur në seancat parlamentare për shkak se ka frikë për implikimin e tij në çështje, ndërsa shtoi se mungesa e tij në Kuvend është në kufijtë e një vepre penale që duhet të hetohet.
Ai shtoi më tej se Rama është po ashtu subjekt hetimi në SHBA për shkak se mund të ketë cenuar intersat e vendit, ndërsa vijoi më tej duke thënë se ai rrezikon një vdekje të plotë politike sepse nuk gëzon besueshmëri nga asnjë qeveri tjetër pas skandalit.
“Kjo mazhorancë nuk kërkon opozitë por sot është në krizë të plotë për shkak të skandalit McGonigal. Kjo krizë është aq e madhe sa për herë të parë në këto vite një qeveri e kontrollon parlamentin në atë mënyrë sa opozita nuk flet fare. Justifikimet e Ramës për të mos shkuar në Parlament nuk qëndrojnë, ai e ka detyrim para Kushtetutës të paraqitet aty.
Çdo javë kryeministri duhet t’u përgjigjet pyetjeve, jo vetëm në interpelancë. Ai po shpërdoron detyrën në atë masë sa mendoj se mund të ketë një shkelje penale. Po të ndodhte në amerikë të marrin dhe të çojnë në Kongres. jemi në kufijtë e një vepre penale. Është minimumi shpërdorim detyre. Rama kërkon të shmangë komunikimin se ka frikë nga hetimi. Ai ka frikë se gjërat që mund të thotë mund të konvergojnë me atë që mund të dalë nesër.
Ai po del tek tuk në ndonjë televizion. Ka pasur një tentativë për të bërë propagandë dhe nuk tha asnjë gjë konkrete. Rama në këtë vorbull dyshohet se ka tentuar të blejë një zyrtar të SHBA-së dhe ka fabrikuar një histori në kokën e vetë për Bashën që merrte para nga rusët dhe më pas ka tentuar ta verifikojë. Prokuroria ka thënë që ka nisur një hetim, ndërsa në SHBA ka një hetim të imtësishëm. Ai është subjekt hetimi edhe në SHBA, ai e di se çfarë ka bërë dhe prandaj ka frikë.
Kryeministri ka imunitet diplomatik dhe nuk hetohet dot për shkak të Konventës. Për sa kohë është kryeministër nuk hetohet dot, kjo është e sigurt dhe prandaj ai do të qëndrojë në pushtet. Në sytë e Amerikës ai rrezikon një vdekje të plotë politike, nuk gëzon asnjë besueshmëri nga asnjë qeveri, ai do jetë në një izolim të plotë ndërkombëtar. Atë që ka bërë ai e bëjnë qeveri si Irani apo Kina. Ky e ka bërë për arsye personale, është shumë e rëndë.
Ka shumë lajme për Ramën, mund të ketë edhe pagesa. Fakti nuk mund të zhbëhet. Rama ka patur kontakte me McGonigal disa herë, ai ka marrë 225 mijë dollarë nga Neza, etj. Ato që thotë ish-e dashura e McGonigal mund edhe të mos merren parasysh plotësisht.
Opozita është për vete në krizë, nuk gjen forcë për të zgjidhur problemet e veta të brendshme. Edhe në opozitë bëhet për pushtet. Berisha e ka sulmuar PD-në vetë në 8 janar. Ata pretendojnë se kanë të vërtetën supreme dhe se askush nuk e kundërshton dot. Opozita ka qenë e dobët pasi bënte veprime të palogjikshme më parë, nuk mund të binte qeveria me protesta. Protestat në një vend si ne janë për interesat e brendshme, nuk mund të arrijnë ndryshime. Nuk do rrëzohet kurrë nga këto protesta, ato nuk bëhen për të rrëzuar Ramën, por për të marrë pushtetin e brendshëm.
Protestat janë bërë me 10 mijë vetë maksimumi. Mekanizmat janë për të thënë se elitat e vjetra nuk do e rregullojnë Shqipërinë. Nuk ka asnjë vend në Ballkan që ka të njëjtat figura në 32 vite. këta njerëz duhet të ikin, mjafton të hapet rruga për persona të tjerë. Nuk ka formula magjike, njeriu e provon dhe largohet. E provon dhe ikën nëse dështon. Alternativa krijohet në mënyrë të vetëvetishme. rama ka rreth 25 vite në pushtet, po ia kalon liderëve në Kubë, po ia kalon edhe Fidel Castros. Edhe Berisha u rikthyer kur u prek vetë. Nuk pranojnë një cikël normal, kur humb duhet të largohesh, ky është sistemi i demokracisë, duhet të qarkullojnë njerëzit. Që një parti të vijë në pushtet, sidomos nga krahu i djathtë duhetë të shkëputet nga elita e vjetër dhe të mos bjerë në dorën e krahut radikal dhe të dalë në rrugë. Duhet të ketë njerëz të virtytshëm dhe me ide. Nuk bëhet luftë me kohën, elita e vjetër që drejtonte PD-në nuk pranon të vërtetën që duhet të hapë rrugë dhe të mos përdorë një gjuhë të tillë.
Protestat bëhen vetëm për vulën e PD-së, këtë krizë kanë të dyja palët. Nuk i do populli dhe duan të rrinë pas vulës. Nuk ka popull të fortë mjaftueshëm. Unë e kam përkrahur PD-në me vite por nuk përkrah Berishën sepse nuk besoj se një stadium vendos se kush ka PD-në. Është një lëvizje bolshevike sipas mendimit tim. Mosbindja civile nuk ndodh në Shqipëri, ajo është të mos i bindesh policit apo ligjit. Është një gjë arkaike kjo, ka 200 vite që ka vdekur. Jo Rama po as Enver Hoxha të ngrihet nga varri nuk rri dot nëse dalin të gjithë dhe nuk binden, por me 10 mijë veta nuk mund të arrihet”, tha ai.bw