Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.
Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.
Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan:
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).
Më habit rasti sepse heshtin keto politikanet tradhetar dhe Akademia e Shkencave që nuk e benë publike që Aleksandri i madh Ishte Ilir dhe jo grek por as maqedonas megjithëse maqedonsit ishin i njëjti pupull më Ilirët por kishin të njejten gjuhë tradit, sepse Iliret Maqedonasit dhe thaket ishi një etni pasardhës të Pellazgëve !
Duket qe eshte nje document fallco! Ne kohen e Aleksandrit te madh nuk ekzistonte emertimi Itali e Jugut qe permendet aty!
Rome thote jo Itali
Qe ishte ilir Aleksandri ate se lun Topi,por qe ka shkruar ate testament duhet folur dhe me shum duhet ber publike ,jo vetem kshu me fjal po me vepra,se na mbushen me gzim kot. Prandaj Greku e mban akoma koken lart se njihet akoma si Grek. Po shum gjera te tjera qe na kan vjellur e historin ton te lasht,sna njeh Akoma njeri ne,te thot ca te doj ajo leter por nuk kemi shtet ne qe tu japi vlera ktyre gjerave o djema .Luftrat Aleksandri i beri apo Pirro apo Skenderbeu. Po ne si kemi me kto na ka ngel ato qe shikon cdo dit ne televizor e ne lajme.