Lëvizja u performua për këngën ”Smooth Criminal“ dhe është gërshetim i këpucëve enkas të dizajnuara dhe tendoneve të forta të këmbëve të Jacksonit
NEW DELHI – Është zbuluar sekreti se si “mbreti i pop muzikës”, Michael Jackson, performoi një pjesë të koreografisë për këngën ”Smooth Criminal“, duke u pjerrur trupin në 45 gradë pa u rrëzuar përtokë.
Rezultatet e një hulumtimi 18 mujor të neurokirurgëve të Indisë janë publikuar në revistën ”Journal of Neurosurgery“.
Hulumtimet janë kryer nga tre neurokirurgë të Institutit për Edukim dhe Hulumtim Mjekësor (PGIMER) në Indi.
Ata thonë se lëvizja është gërshetim i këpucëve enkas të dizajnuara dhe tendoneve të forta të këmbëve të Jacksonit.
Në hulumtimin e kryer nga Nishant S. Yagnick, Manjul Tripathi dhe Sandeep Mohindra thuhet se pjerrësia më e madhe të cilën valltarët më të mirë mund ta arrijnë është mes 25 dhe 30 shkallë.
Këpucët e dizajnuara enkas me një trekëndësh të shtuar tek pjesa e thembrës i kanë mundësuar “mbretit të popit” të qëndrojë fort mbi tokë dhe përkundër gravitetit të mund të pjerret para me një kënd prej 45 shkallësh.
Megjithatë, neurokirurgët pohojnë se pavarësisht nga dizajni i këpucëve, pjerrësia nuk do të mund të kryhej pa muskuj të fortë të shpinës dhe këmbëve. aa
Komentet