I dashur Shef Edi.
Dua të sqaroj një herë e mirë këtë punën e përgjimeve me sinqeritet të plotë. Fola me psikanalisten time dhe ajo ma tha troç: “Dëgjo Haki”.
Pa vazhduar më tej ajo, ju ktheva e i thashë e kam Haki me theks te ‘A’-ja.
Mirë më tha, dhe vazhdoi: “Nëse do të shpëtosh nga gjithë ky stres, duhet të tregosh se si është kjo puna e përgjimit ose do më duhet të të vë në hipnozë”.
Nga hipnoza pata frikë dhe vendosa të hapem vullnetarisht.
Unë që i vogël kisha mani’ përgjimet, por jo përgjime dosido. Në fakt unë jam vojerist. Kjo mania ime për të përgjuar njerëz në pozicione intime, lindi në fëmijërinë e hershme, kur pashë Mondën me brekë vrapi.
Në atë kohë isha kurioz të dija ç’kishte poshtë atyre brekëve, a kishte dhe Monda po aq volum sa unë? A vishte Monda brekë si të babit tim meqë ishte më e madhe se unë?
Këtu fillova një operacion për të zbuluar të vërtetat e kësaj bote, njësoj si misioni i shkencëtarëve për të iluminuar botën.
Rrija nga 3 deri në 6 orë poshtë urës së Sheqit ku kalonte Monda me shoqet e saj. Në varësi të pozicioneve që kapja dhe nga vështrimi nga poshtë lart kur ajo vishte fund terital, arrita në përfundimin se Monda e kishte më të madh se i fejuari i vet volumin.
Aty fillova të shikoja shumë funde dhe minifunde të tjera, fundja nuk ishte vetëm Monda që mbante minifund në këtë dynja.
Zgjerimi i studimit tim sa vinte e merrte përmasa të kënaqshme dhe arrita në një pikë sa e ndjeja veten të aftë për studime shkencore, të cilat sot quhen dhe trajnime.
Fillova të përgjoja nga dera e çelësit të banjës së shkollës kryesisht te gocat, pastaj nga dritarja përballë ballkonit, pastaj bëra ortak Artionin.
Artioni e filloi si asistenti im dhe më vonë pati luksin të ishte dhe ai një brek-vëzhgues me përvojë. Unë dhë Artioni arritëm në atë pikë sa e gjenim se sa e kishte numrin e cicës tjetra vetëm me një shikim.
Më vonë kemi bërë 5 muaj prova si zbërthehen sutjenat vetëm me njërën dorë.
Pas 7 muajsh ne ishim ekspertë edhe në zbërthimin e sutjenave me një dorë, ndërsa pas një viti ne qemë ndër të paktët që u vumë në dijeni të ekzistencës së tangave në kohën e monizmit.
Pastaj e shtrimë rrjetin e përgjuesve dhe formuam një grup të përbërë nga 14 vëzhgues, grupit ja vumë emrin “Sandokan”.
Me këtë grup ne arritëm të dinim informacione nga më të ndryshmet. Të tipit kush tradhëtonte burrin apo gruan, parashikonim shtatzanitë, sa goca në lagje ishin single etj.
Por këtu ndodhi dhe gabimi fatal, sepse në këtë kohë ne parashikuam gabim lindjen e Sajes, që më pas u bë dhe ministri i grupit tonë. Ne e llogaritëm si përherë 9 muaj, por Saja e kishte me ngut dhe doli shtatanik.
Saja i tronditi fort bazat e shkencës tonë dhe aty kuptuam se sado mirë ta bësh përgjimin dhe studimin shkencor, po të qëlloi ministri shtatanik, bëhesh vetë objekt studimi.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e psikologes Suzi
(HashtagAlbania)
Komentet