Përshëndetje!
Unë jam pronari i fabrikës së brekëve, nga të cilat njëra prej tyre ka qëlluar t’i ketë blerë kryetari i bashkisë së Dibrës.
Unë nuk e prisja që do përflitej më shumë për brekët e mia, me thënë të drejtën, se sa për abuzimin e detyrës nga ana e kryetarit të Bashkisë. Dhe nga kjo mesele, më shumë më është ulur reputacioni i fabrikës se brekëve se sa reputacioni i kryetarit të bashkisë.
Gjithsesi, ajo seri brekësh doli me defekt dhe unë ju kam bërë thirrje të gjithëve që kanë patur mundësi të blejnë, t’i kthejnë në mënyrë që të mos rrezikojnë.
I janë përgjigjur thirrjes shumë prej tyre, mes tyre edhe emra të njohur të politikës apo showbizit.
Përgjigjes i është përgjigjur Niko Peleshi. Majde Niko ka ardhur me brekë në duar me gishtin te vrima për të na treguar defektin.
Me gishtin te vrima, madje që i kishte lezet gishti në vrimë, është paraqitur Pandeli Majko. Aq gishta delikat sa ka ai ç’të mos i kishte lezet.
Te ne psonisi dhe Damian Gjiknuri por, nga informatat që kemi, ai, kur pa vrimën, vendosi t’ia bënte dhuratë brekët drejtorit të OSSHE, Adrian Çelës.
E ne nuk e kuptojmë pse ky kryetari i Dibrës nuk u paraqit domethënë.
Gjithsesi, ne nuk prisnim që brekët t’i çaheshin përpara kamerës.
Ne do mundohemi ta rregullojmë reputacionin e fabrikës dhe kemi mundësuar të punësojmë si stilist Arjol Llukën. Në këtë mënyrë duam që gjithë ky skandal të rregullohet disi.
Duam të kërkojmë falje publike si kompani për gjithë atë vrimë.
Duam t’i kërkojmë ndjesë në veçanti Rita Petros dhe gjithashtu të sqarojmë Mirela Kumbaron se kjo nuk është vjedhje e të drejtave të autorit.
Defekti i brekëve nuk qëndronte në faktin se ato ishin të çara, brekët ishin të ndjeshme nga kruajtje në rastin e majasëllit.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet