Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, janë dy nga 18 të arrestuarit e ditëve të fundit për terrorizëm në Kosovë, të cilët kanë pranuar të bahkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë speciale atje.
ABC NEWS ka mësuar nga burimet kofidenciale pranë Drejtorië së antiterrorit në Tiranë, se policia e kosovës ka njoftuar se të dyshuarit, Ibishi dhe Gashi kanë pranuar të marrin statusin e bashkëpunëtorëve duke treguar me detaje planin e sulmit me eksploziv në Shkodër.
Nuk jepen shumë detaje për të dhënat e deklaruara, pasi burimet thonë, se ndodhen në fazën e verifikimit të thënieve të tyre. Ata thonë se Ibishi ka pranuar se pas komunikeve të vazhdueshme me Lavdërim Muhaxherin dhe Ridvan Heqimin, prej tyre të kanë marre urdhërat për sulm terrorist. Ata kanë treguar, thonë burimet edhe veprimet konkrete që kanë kryer si në Kosovë e Shqipëri për të realizuar një sulm me eksploziv gjatë ndjeshjes Shqipëri – Izrael në Shkodër. Por zyrtarisht, policia e shtetit thotë se është në pritje të deklartave të këtyre dy bashkpuëntoreve, që të vijën në rrugë zyrtare për të kryer edhe verifikimet konkrete në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe burime nga prokruoria për krime të rënda thonë se nuk kanë një informacion zyrtare për këtë fakt, por po presin materialet nga drejtësia e kosovës.
Ajo që për hetuesit tashmë është saktësuar, janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me 4 të prangosurit në Shqipëri. Kontaktet mes tyre thonë burimet kanë qenë të vazhdueshme për shkak edhe të lidhjeve familjare, pasi Besart Peci i arrestuar në Kosovë është kunati i ish-fociderit të forcave komando Medat Hasani i arrestur në Shqipëri.
Burimet thonë se edhe takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë, por pritet të zbardhen detaje të reja në ditët në vazhdim. Për prokurorin shqiptare, 4 të arrestuarit në Shqipëri kanë rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në Shqipëri.
Komentet