Jackie Kennedy mbeti e shokuar kur Marilyn Monroe, ylli i Hollivudit , për të cilin u përfol se kishte një lidhje secrete me burrin e saj ish-presidentin John F. Kennedy, e telefonoi në shtëpi.
Ishte prilli i vitit 1962 dhe zonja e parë ishte në Hyannis Port, Massachusetts, kur ra zilja e telefonit në dhomën e saj të gjumit. Kur e ngriti, ajo njohu menjëherë zërin e personit që e telefonoi.
Autori J. Randy Taraborrelli tha për Fox Neës Digital se gruaja e Presidentit John F. Kennedy mendoi se ishte një shaka e pahijshme. Libri i tij “Jackie: Public, Private, Secret”, botuar të martën, bazohet në gati 25 vjet kërkime dhe qindra intervista me miqtë dhe familjen e saj.
“Kishte diçka në lidhje me atë telefonatë,” shpjegoi ai. “Ajo më vonë u tha anëtarëve të familjes se zëri i Marilyn-it e shqetësoi… Dhe nuk është se ato patën ndonjë lloj bisede të thellë… Por ishin 10 vite që bëhej pyetja, a ishte vërtet Marilyn Monroe?
Sipas librit të Taraborrelli, Monroe pyeti: “A është Jack në shtëpi?” Kennedy tha se nuk ishte dhe më pas pyeti se kush po telefononte. “Marilyn Monroe,” u përgjigj telefonuesi. “A po flas me Jackie?” Kur Kennedy tha se ishte ajo, Monroe e pyeti nëse do t’i tregonte presidentit që ajo të telefononte. Kennedy pyeti se për çfarë kishte të bënte, dhe Monroe tha se nuk ishte asgjë në veçanti. Ajo thjesht donte të përshëndetej. Kennedy, ende e shtangur, tha se do ta transmetonte mesazhin dhe e mbylli telefonin.
Megjithatë, shkëmbimi i shkurtër, i cili sipas autorit ndodhi vetëm katër muaj para vdekjes së Monroe, e la Kennedy me shumë pyetje.
Kenedi më vonë i tha nënës së saj se pavarësisht se telefonata ishte “e pakëndshme”, zëri i Monroe dukej “të trishtuar” dhe “i përhumbur “, të cilën ajo e pa si diçka “shqetësuese”.
Taraborrelli tha se ishte 24 mars 1962, kur John dhe ylli i “Gentlemen Prefer Blondes” ishin “bashkë”. Ai theksoi se afera zgjati “për vetëm një fundjavë” në shtëpinë e Bing Crosby në Palm Springs.
“Jack dhe unë folëm për të,” kujton senatori George Smathers, siç citohet në librin e Taraborrelli. “Ai mendonte se ajo ishte e bukur, por ndoshta jo vajza më e zgjuar në botë. Atij i pëlqente sensi i humorit dhe lojërat e saj.”gsh