U arrestuan apo jo përpara se të bëhet publike nga ish-kryeministri Shqipërisë përdhunesit e të miturës në Kavajës? Kjo është çështje që ngjalli debat dhe replika në Kuvend. E ndërsa theksonte se policia u njoftua, por ishte në anën e përdhunuesve, Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm, iu kundërpërgjigj, duke e mohuar një gjë të tillë. “Denoncimi në rrjetet sociale, është bërë pasi kanë qenë të arrestuar, janë arrestuar para se të bënit atë palo status, juve t’iu vijë turp që gënjeni”, – u shpreh Lleshaj.
Gazeta Shqiptare ka zbardhur sot vendimin e gjykatës, ndërsa janë treguar rrethanat e ngjarjes. Si u afrua e mitura me shokun e klasës dhe çfarë ndodhi pas ditëlindjes së këtij të fundit, që u shndërrua në tmerr për të miturën. Përdhunimet e njëpasnjëshme, dhe plani i të miturve.









Komentet