Në foto: Iliri duke medituar ndërsa Edi i këndon një sonet
Transkript i takimit Rama-Meta, pak orë para zhvillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri:
Troket dera: Tak Tak .
Meta: Kush është?
Rama: Jam Borëbardha.
Meta: Na lër rehat Spartak Ngjela se kam takim me Ramën dhe bëhet xheloz po e takova me shokë të tjerë.
(Rama hap derën ngadalë duke futur kokën në fillim.)
Rama: O të vdes që do takim vetëm për vetëm me mua. Mossssssssssssssssss. Mossss jqj, kisha ca karamele zana harova ti merja.
Meta: Ulu.
Rama: Lale më ka ikur zari fare, isha duke i hedhur një sy Instagramit dhe më shkruan Debiazi në viber dhe më thotë që çunat kanë emocione.
Meta: Ëhë
Rama: Canaj ka pësuar një tërheqje muskulare në gishtin e vogël të dorës por ja kishin futur në ujë të ftohtë. Do t’i kalojë se s’ka ku të vejë.
Meta: Mir.
Rama: E di pse do jetë bërë them unë? Do ta kenë parë , do t’i kënë dërguar energji negative. E di që po filloj të besoj tek ajo puna e energjive që përmend t’i gjithnjë? Ore pz edhe nëse ne humbim sot që nuk ka shance , por e zëmë , kjo do të ndodhi vetëm se na kanë dërguar energji jo pozitive.
Meta: Ëëë
Rama: Kishte ditëlindjen Drini Zeqo sot, i bëra dhuratë nja dy kopsa.
Meta: Hallall.
Rama: Nuk di si do vëjë kjo puna ime me mamin, kam berë sherr keq fare sot. Me tha shyqyr që kemi tifozërinë e pa parë se këta lojtarët e kombëtares për të luajtur në kampionat me Gramshin janë. Ju mërzita keq dhe s’ia hengra spagetin me ton e me doamte. I ngeli mendja mamit o Like,haji mo haji ja bënte…
Meta: Uaaa
Rama: Për zotin. Dua të bëj një tatuazh në fund shpinë këtë shqipojën. Them se më shkon, do shkoj të marr masat një herë. Ti përfaqësoj denjësisht këta se po vdesin për një kualifikim.
Meta: Ka vende të rezervuara UEFA?
Rama: Për çunat e ekipit akoma, po ça janë ministra dhe depytetë tanët kanë rezervuar në tribunë të gjithë.
(pas 1 ore. Biseda vijon për vendet e rezervuara)
Rama: Do iki ti hedh një sy brekëve nëse më janë tharë.
Meta: Ik ik .
Rama: Mirupafshim dritë.
Meta: Ciao.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Arjan Aliaj
(HashtagAlbania)
Komentet