Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK për Ilir Beqjan dhe hetimet e reja që po kryhen ndaj tij.
Ish-ministri duket se ka bërë përpjekje për të justifikuar paratë përmes një prone dhe aktivitetit të saj në qendër të Tiranës.
Mes provave që ka siguruar SPAK janë edhe disa biseda të transkriptuara mes Beqjas, që përdor numrin e shoferit të tij, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Në njërën prej bisedave të bëra mes Beqjas dhe Ermal Kurtulajt flitet për restorantin “Gzona” që ndodhet brenda në Kalanë e Tiranës, i cili dyshohet se është pronë e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.
Kryeqendër e bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhej justifikuar.
PJESË NGA DOSJA
“Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj nëpërmjet përdorimit të telefonit të shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar, ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë.
Nga analiza e bisedës së pare të datës 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqja i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me shtetasin “Gazi”, dyshohet se behet fjale pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.
Kjo pasi në datën 06.12.2023, rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë po është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me lekët që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm.
Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj, edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit Gzona, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqajt në atë restorant.
Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. 68** dhe nr.068** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani, por në këtë bisedë flet shtetasi llir Beqaj nga ky numër):
А: 68**
B: Ermali!
A: Urdhëro, alo!
B: Ç’ështe ky mor burrë aneksi 8? (një person tjetër futet në bisede: “Një sekondë”)
A: Me ngjon?
B: Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”) ..Aneksi 8 nuk është ky që kërkohet vëlla!
A: Aty, aty e kisha të regjistruar me aneksi 8 unë këtë.
B: Po mirë, po po të them kërkohet i tabele me investime tani sikur se si ça kërkohet, futja kot dhe ti.
A: Unë e pashë atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ça kërkohet vëlla, ti e di ca kërkohet, pse ia fut kot?
A: Po mirë okej.
B: Tabelën e kemi likuidim, si quhet aneksi 8 ku e di unë tashi duhet ta gjejmë ku është ku s’është te oferta nuk ka rëndësi dëgjo.
A: Po pra, po.
B: I thuaj nëqoftëse mundet nga ora 4 e mbrapa kur të dojë.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B: Po, nëqoftëse mundet.
A: Mirë, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t’them.
A: A për Gazin se s’e dëgjova fjalën prandaj mendova, mirë, në rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.
A: Edhe ai tjetri po ashtu.
B: Po.
A: Mirë atëherë okej, në rregull pra.
B: Po sidoqoftë flasim dhe bashkë në darkë.
A: Në 1?
B: Po.