Aktivisti Arbër Zaimi i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, dha qëndrimin e tij mbi ngjarjet e fundit në Kosovë dhe konkretisht mbi ndarjen në dy pjesë të mendimeve te shqiptarëve mbi qëndrimin e Kurtit në këtë situatë, ku një pjesë e tyre kërkon dorëheqjen e tij dhe të tjerët e mbështesin atë.
Zaimi tha ndër të tjera se nuk i kupton te gjithë ata që kërkojnë tërheqjen e Kurtit, veprim që bie në kundërshtim edhe me vetë Kushtetutën e Kosovës.
Natyriosht marëdhëniet ndërkombëtare te Kosovës janë shumë të rëndësishme dhe janë një aset që Kosova e kultivon dhe e ruan përfshirë dhe Kurtin. ditët e fundit janë intensifikua kontaktet dhe komunikimi me partnerë të rëndësishëm të Kosovës , mirëpo kur flitet për tërheqje duhet kuptuar që pertej te cilëve nuk mund të dorëhiqet asnjë kryeministër, jo vetëm Kurti por asnjë kryeministër dhe ato kufinjë janë kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës.
Ka pasur më përpara kryeministër që ndoshta janë përpjekur të tërhiqen aty ku nuk lejon Kushtetuta dhe ligji dhe është penguar ajo dorëheqje . Por sipas ligjit nuk duhet. Pra nuk mund të tërhiqesh përtej asaj hapësirës së manovrimit që të lejon ligji, dhe Kushtetuta. Nuk mundet një politikan ne Kosovë të tërhiqet, për shembull, përsa i përket integritetit territorial të Kosovës, po ashtu nuk mund te tëherhiqet kur vjen puna te sundimi i demokracisë dhe ligjit në vend, sepse këto janë principet e forta dhe themelet mbi të cilat ësStë ndërtuar kjo qeveri e cila funksionon mbi këto premisa. Kështu që në këtë kuptim, unë nuk i kuptoj këta që bëjnë thirrje për dorëheqje se çfarë nënkuptojnë me të? Të tërhiqemi dhe të shkelim Kushtetutën apo të tërhiqemi dhe të mos respektojmë identitetin territorial të Kosovës? A e njohin apo nuk e njohin këta Kosovën me këtë territor dhe Kushtetutë? Kjo është një pikëpyetje që unë kam për ata që thonë se duhet të tërhiqet edhe më tej. Pra natyrisht duhet koordinim dhe diplomaci, mirëpo duhet kuptuar që ka një pikë përtej së cilës nuk mund të shkojë dot asnjë kryeminsitër i Koosvës apo i çdo vendi tjetër që udhëhiqet nga ligji dhe nga drejtësia.