Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka alarmuar Kosovën, teksa është dëgjuar në një telefonatë duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiçit për shkëmbim territoresh, Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna. “Jemi kundër, kjo është një bombë e kurdisur”, thotë Zaevi.
Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë.
E ndaj kësaj deklarata ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, siç thotë ai, do ta mbrojnë me çdo çmim, përcjell lajmi.net.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim. RH”, shkruan Haradinaj.

Shume interesant!
Porsa Shqiptaret fitojne vetem “Lirine” me cmimin ma te shtrenjte, do te dalin nje Esat Pashe Toptan, qe kerkon me i marre shpirtin!
Fara e keqe rritet nder kelkaza!