PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot homologun e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Pas takimit Haradinaj-Zaev, të dy kryeministrat mbajtën një konferencë për shtyp. Zaev dhe Haradinaj kanë folur edhe për rastin e Kumanovës, ku thanë se janë pajtuar për një hetim ndërkombëtar që do të zbardhte të vërtetën.
Haradinaj pas takimit tha se kjo vizitë e kryeministrit maqedonas është shumë e rëndësishme pasi Kosova dhe Maqedonia janë shtete fqinjë dhe i bashkon e ardhmja.
Kryeministri i Kosovës tha se janë pajtuar të marrin përsipër shumë obligime dhe shprehu besimin se do të arrijnë t’i finalizojnë edhe në takimin e përbashkëta të dy qeverive. Këto sipas tij, do të jenë në interes të qytetarëve të dy vendeve.
“Duhet të dihet e vërteta. Kjo është në interes të dy shteteve. Është çështje e ndjeshme, aty pati vrasje. Do të ketë hetim ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet e vërteta”, tha Zaev.
Komentet