Ndoqa biseden e Z.Xhufi me gazetarin Dritan Hila. Jam i detyruar te falenderoj z.Xhufi per vleresimin qe i beri vepres se Kol Bib Mirakaj dhe librit VETEVRASJA E NJE KOMBI.
Nese do qe dikush apo nje veper te harrohet, ka nje menyre te thjeshte, ta lesh ne harrese.
Z.Xhufi jo vetem qe nuk e len ne harrese, perkundrazi rekomandon qe libri VETEVRASJA E NJE KOMBI, me autor Kol Bib Miraken te studjohet ne te gjitha shkollat e vendit.
Ne kete rast nuk me ngelet tjeter vetem te falenderoj z.Xhufi,per sugjerimin e vlefshem pavresisht qellimit dashakeq te z.Xhufi.
Z.Xhufi ne menyre te perseritur eshte marr me personalitetin dhe vepren e tim eti.Them ne menyre te perseritur se dikur ne nje emision televiziv pati vene ne dukje qendrimin patriotik te Kol Bib Mirakes, icili pati deklaru, pavresisht se ishte i denuar me vdekje nga rregjimi komunist, se ne rast se Greqia do sulmonte Shqiperine do dorzohej pavaresisht pasojave, per te luftu ne mbrojtje te Atdheut, gje te cilen e kishte bere kunder jugosllaveve , ku mbeti i plagosur.
Deri ketu jemi ne te njejtin rregjister me z.Xhufi.
Interpretimet ne stilin e propogandes komuniste ,ia ulin vlerat diiskutimit te z.Xhufi.Ka ikur koha kur propaganda komuniste pranonte vetem nje menyre reagimi,duartrokitje dhe pergjerime per diktatorin e partine. Sot te pakten lirine e fjales e kemi me bollek,keshtu deklarimeve te rreme e dashakeqe te z.Xhufit mund t’i pergjigjemi pa frike se do perfundojme ne Spaç apo Qafe Bari.
Z.Xhufi permend nje fakt qe autori e ka shkruejt e zeza ne te bardhe, për marrëveshjen me çetniket e Malit te Zi ne Nendor te 1944. Xhufi e konsideron akt tradhetije tentativen per te koordinu veprimet ndermjet forcave deri dje armike kunder armikut te perbashket qe ishte partia komuniste jugosllave dhe bishteza e komunisteve shqipetarë. Xhufi me vetedije bën sikur nuk e vë re faktin se marrëveshja parashikonte perveç te tjerave respektimin e kufijve te momentit dhe jo si aludon ai. Zotit historian i politizuar duhet t’i sjellim ne kujtese se aleatet e demokracive perendimore, bene marrëveshtje me diktatorin Stalin kunder Gjermanise naziste, per te mos folur per nenshtrimin e plote te komunisteve shqiptarë tek ata jugosllavë e aleancat me ruse e kineze e dreqin e te birin.Shkaqet dhe interpretimet le t’i beje profesori.Kol Bib Mirakaj mund edhe te mos e permendete ate episod,po Ai eshte i ndergjegjeshem se detyra per shpetimin e Atdheut nga VETËVRASJA ,qe klasa plolitike i kishte pregadite Atdheut,kerkonte çfardo sakrifice personale per shpetimine Atdheut nga gremina ku po shkonte.
Per korrektese libri eshte shkrujun ne vitin 1951 dhe jo ne 1962.Eshte nje e vertete se si pasoje e VETERVRASJES SE NJE KOMBI, Shqiperia u vonu realisht te pakten 80 vjet ne integrimin evropjan. E vetmja trashegimi qe na la diktatura enverjane eshte nje klase politike e korruptuar dhe imazhet e ikjeve biblike te 1990,e keqe qe vazhdon edhe sot e kasaj dite me largimin e pjeses me vitale te shoqerise.
Z.Xhufi si historian pa dyshim me aftesine intelektuale dhe profesionale te pa diskutushme, por qe i perdor keq e pa dinjitet, kur ka lexuar librin e Kol Bib Mirakes eshte ndeshur edhe me nje deshmi te nje randesije te veçante historike. E kam fjalen per takimin e Kol Bib Mirakajt me majorin anglez z.Neell.
Ne ribotimin e librit pa as nje germe te ndryshuar,jane shtuar pak dokumenta te Ministrisë së Jashtme Britanike (Foreign Office)dhe pak dokumenta te nje akti me te cilin mburremi edhe une edhe zoti Xhufi, dokumenta mbi shpetimin e hebrejve gjate luftes.
Kol Bib Mirakaj e ka pershkruar takimin ashtu si ka ndodhur, por mungonte konfirmimi zyrtar i dokumentit per te cilin falenderoj z.Erald Karpi qe me dha mundesine ta kem kete dokument i cili konfirmon biedimet dhe korrektesen e Mirakajt ne pershkrim. Aty mesojme se Aleatët ne vitin 1944 nuk jepnin asnje garanci per integritetin teritorial te vendit.Ky eshte nje fakt historik qe na detyron ta shohim historine e luftes ne nje drite tjeter. Nese rinia pavaresisht se ra pre e propogandes komuniste dhe po ashtu edhe njerzit e thjeshte e ndjenin detyre qe luftonin okupatorin, luftuan dhe meritojne mirenjohjen e Atdheut,klasa drejtuese e luftes me ne krye Enverin,thjeshte luftonin si mercenar pa asnje garanci mbi integritetin e vendit pas lufte.
Nese alatet do i kishin dhenë garanci ndonje pale nuk kishte pse te mos ja jepnin Mirakajt, kur ato kishin nevoje per te blloku kalimin e trupave gjermane nepermjet rruges se Qafes Malit. Shqiperia shpetoi jo se luftuen partizanet, po per shkak te zhvillimeve ne kufirin jugor dhe nuk lindi nevoja e dy popujve vellezer si ne veri me serbet. Nese z.Xhufi nuk e ka lexu akoma dokumentin e ministrise jashtme angleze, le ta lexojë e te mesojë se simbas major Neell, agjenti anglez qe vepronte ne veri me emrin Brand,kishte marr instruksione qe ne rast rreziku t’i drejtohesh atij kolaborocionistit Mirakaj per ndihme. Pak e çuditeshme. Nuk mund te rri pa i kujtuar z.Xhufi se ne nje emisjon tjeter pati deklaru me cinizem,”pune madhe se paska shpetuar ca hebrej Mirakaj”kur bota vlereson se edhe sikur nje te kishte shpetuar.
Kol Bib Mirakaj ka bere nje veper humane. Fakti eshte se ka shpetuar mijra hebrej dhe na ka dhene mundesine te gjithve ne si popull te mburrmi me ate akt. E po te lexosh z.Faik Quku ,kundershtar politik i Mirakajt do mesosh se Mirakaj refuzoi 20000 napolona ari qe i afruen hebrejt per shpetimin e njeriut te tyre.Ka pranu si dhurate vetem dy bastuna me koke qelibari qe hebrejtë e Romes ia dhuruen si akt mirenjohje per kontributin e tij ne shpetimin e hebrejve ne Atdhe.
Eshte e pa hijeshme per Xhufin kur ben nje pohim aspak te vertet ne lidhje me Pal Bib Miraken ,se gjoja ka shku nga Roma ne Beograd dhe eshte stervitur nga Dushani. Genjeshter e trashe.Fakti eshte se Ai pasi eshte larguar nga Jugosllavija asnjeher nuk ka shkelur ne token Jugosllave.
Pal Bib Mirakaj nuk kishte nevoje te stervitesh nga Dushani i Enverit.Kishte eksperiencen e 7 vjetve rezistencee ne malet e Pukes,i strehuar dhe i mbrojtur nga populli,e shpesh here dhe nga gjoja komunistet.
Nese faktin qe ne si familje kemi qene kundershtar te rregjimit Xhufi e quen tradheti,le te vazhdoj te behet qesharak.
Z Xhufi nese nuk e di po ia them se familja e jone i ka dhene rezistences 7 te vrare e të pushkatuar.
Kol Bib Mirakaj i ka dhen e rezistences vllaun Pashukun,i ka dhene djalin Ndocin dhe i ka kushtu familjes mbi 900 vjet burgje dhe internime. I ka dhenë Shqiperise nje te shenjtëruar nga Vatikani Fran Pjeter Mirakaj.
Ne jemi krenarë per historine familjes.
Kol Bib Mirakaj nuk eshte se vetem e donte Atdheun. Ai ishte patriot qe sakrifikoi per ate.
Ne mbyllje po citoj nje pike ku Mirakaj dhe Xhufi jane dakord.
Xhufi sugjerion qe libri VETËVRASJA E NJE KOMBI te studjohet ne shkolla,pavaresisht se si e thote.
Ndersa Kol Bib Mirakaj thote…..po i le historishkruest te neserm nje dokument qe ta kenë gjithë shqiptaret per studim.
Z Xhufi bej historianin, harroje ideologjine.