Në mjediset e Ricardo’s restaurant në Queens, në një atmosferë vëllazërore Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” u mblodh për të bërë zgjedhjet.
Anëtarët e shoqatës nën drejtimin e kryesisë u mblodhën për të bërë bilancin e punës
2-vjeçare të shoqatës e cila u krijua egzaktësisht dy vjet më parë në muajin dhjetor, ku kryetar i saj u zgjodh z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtjes në post diktaturë.
Në statusin e shoqatës thuhet se zgjedhjet mbahen për çdo 2 vjet, prandaj duke e zbatuar atë me rigorozitet kryesia e shoqatës organizoi zgjedhjet për kryetar dhe kryesinë e shoqatës.
Përpara se të fillonte radha e punës të gjithë anëtarët u çuan në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, më 26 nëntor në Shqipëri.
Fjalën e hapjes e mbajti z.Bashkim Shehu kryetar i shoqatës me temën: Veprimtaria
2 vjeçare e shoqatës
Imer Lacaj financier i shoqatës mbajti kumtesën: Veprimtaria financiare e shoqatës dhe detyra për të ardhmen.
U bënë në mënyrë demokratike diskutime nga anëtarët e shoqatës dhe dhe u dhanë mendime për mbarëvajtjen,vërejtje të ndryshme si dhe për punën e bërë për të ardhmen.
Me vëmendje u dëgjuan dhe dy rezymetë të dy kandidaturave për kryetar si Mark Qehaja dhe Imer Lacaj.
Kryetarja e komisionit te zgjedhjeve Alketa Ktona me plot kompetencë ndoqi procedurën e zgjedhjeve së bashku me anëtaret e komisionit të cilët ishin Nikollë Nilaj dhe Faton Zogiani. Pasi votimi u bë në mënyrë shumë të rregullt, demokratike dhe të fshehtë komisioni numëroi votat dhe shpalli fituesit. Kryetar u zgjodh z.Mark Qehaja dhe n/kryetar z.Imer Laçaj njëkohësisht dhe financier i shoqatës.
Z.Mark Qehaja falënderoi të gjithë të pranishmit që e zgjodhën si dhe gjithë anëtarët e shoqatës për mbështetjen që i kanë dhënë. Ai propozoi anëtaret e kryesisë ekipin me të cilin do të punojë për shoqatën të cilët janë: Imer Laçaj n/kryetar, dhe anëtarët e kryesisë si: Alketa Ktona, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj. Z.Qehaja lexoi programin për vitin 2020 te dhe njëkohësisht falënderoi përzemërsisht kryetarin e shoqatës z.Bashkim Shehu i cili u mirëprit njëzëri si kryetar nderi i shoqatës.
Pas zgjedhjeve anëtarët drekuan dhe trokëllitën gotat me verë së bashku për punën e kualifikuar të shoqatës për këto dy vjet si dhe për aktivitetet që do tëzhvillohen në të ardhmen.
Moderoi programin Kozeta Zylo anëtare nderi e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”





Queens, New York
8 dhjetor, 2019
Urime dhe sukskese te metejshme z.Mark Qehaja ish komandanti jem ne Molle te kuqe Tropoje.kuader me vlera rrespekte