VOAL – Yulia Skripal, e bija e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, helmuar me babain e tij me agjentin nervor Novichok më 4 mars, doli nga spitali dhe u dërgua në vend të sigurt. Lajmin e dha BBC online. Babai është ende në spital, por shëndeti i tij po përmirësohet, siç është mësuar ditët e fundit.
Të dy u gjetën të pavetëdijshëm mbi një muaj më parë në Salisbury, në jug-perëndim të Anglisë, ku më pas u morën nën kujdesje.
Londra akuzoi Moskën se është përgjegjës për helmimin e Skripalëve dhe rasti shkaktoi një krizë të madhe politike mes Rusisë e Perëndimit, pasuar me përzënie të shumta të ndërsjellta diplomatike.
ATS
Komentet