“Ti ke guxim”, më thonë ata mua.
Nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë kurrë trim.
Unë thjeshtë e kam ndjerë të padenjë
të gjunjëzohesha prej frikës nga kolegët e mij.
Unë nuk kam tronditur themele.
Unë thjeshtë tallesha me shtirjen dhe inflacionin
Shkruaja artikuj. Shkarravisja nuk denoncoja
Dhe përpiqesha që t’ja thosha të gjithën vetes time.
Po, unë i kam mbrojtur të talentuarit
Ata që lindin me yll në ballë, shkrimtarët e ardhshëm.
Por, këtë në përgjithësi, ne duhet ta bëjmë gjithmonë;
dhe ende vazhdohet të nxirret në pah guximi im.
Oh, pasardhësit tanë do të vdesin prej turpit
kur të kujtojnë e dënojnë aktet e poshtra,
në kohën më të jashtëzakonshme, kur
ndershmëria etiketohej si “trimëri”
E shqipëroi Elida Buçpapaj
Komentet