Është 25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Të vendosura fillimisht në vitin 1922, marrëdhëniet u ndërprenë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939. Pas humbjes së Italisë në Luftën e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara dërguan një mision në Shqipëri në vitin 1945 për të shqyrtuar mundësinë e rivendosjes së lidhjeve me regjimin e ri shqiptar. Por për shkak të mosmarrëveshjeve, Uashingtoni e tërhoqi misionin në nëntor të vitit 1946. Regjimi komunist i Enver Hoxhës e bëri Shqipërinë një nga vendet më të izoluara të botës. Vetëm pas përmbysjes së komunizmit, u bë e mundur rivendosja e marrëdhënieve diplomatike. Sot me rastin e 25 vjetorit të rivendosjes së lidhjeve Tiranë Uashington, shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho bisedoi me drejtorin e zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi lidhur me zhvillimet e sotme në Shqipëri, ndërsa ky vend e gjen veten përballë një reforme madhore në drejtësi.
Zëri i Amerikës: Zoti Yazdgerdi, sot është 25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Në vitin 1991, Shqipëria ishte një vend i izoluar dhe i varfër. Vendi ka përparuar gjatë këtyre 25 vjetëve, por a e ka arritur Shqipëria potencialin e saj të zhvillimit? Cili është vlerësimi i Uashingtonit?
Thomas Yazdgerdi: Është kënaqësi për mua të jem i pranishëm në këtë përvjetor të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Por që t’i përgjigjem pyetjes suaj, çdo vend pa dyshim duhet të realizojë potencialin e tij të plotë. Nëse i hedh një vështrim Shqipërisë, përparimi i arritur gjatë kësaj kohe është mbresëlënës. Këtë e them edhe nga përvoja personale, pasi unë kam shërbyer në Tiranë nga viti 2000 deri më 2002. Edhe nga ajo kohë e deri sot përparimi ka qënë i madh. Pozita e Shqipërisë në rajon dhe në botë është riafirmuar si vend i njohur për tolerancën fetare, një vend anëtar i NATO-s dhe që përparon drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Çdo vend mund të arrijë një potencial më të madh, edhe Shtetet e Bashkuara, në këtë kuptim. Në Shqipëri, ajo që presim të shohim sot, është konsolidimi i reformave më të thella. Kur isha në Shqipëri, vendi ishte ende duke dalë nga trauma e shkatërrimeve të skemave piramidale. Më parë, rreziku kryesor për Shqipërinë ka qënë destabilizimi i brendshëm, gjë që sot është kapërcyer, nuk përbën më shqetësim. Ajo që duhet sot është thellimi i reformave, veçanërisht lufta kundër korrupsionit.
Zëri i Amerikës: Para se të ndalemi tek reformat, dua t’ju pyes për marrëdhëniet ekonomike. Para pak kohe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për partneritet strategjik. Zyrtarë të dy vendeve thonë se marrëdhënet janë të shkëlqyera, por në ekonomi nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Përse mendoni se mungojnë investimet amerikane në Shqipëri, është ajo një treg i vogël apo klima për investime nuk është aq e favorshme për shkak të korrupsionit?
Thomas Yazdgerdi: Mendoj se është një kombinim faktorësh. Është ajo që përmendët ju, që Shqipëria është një treg i vogël dhe nga ana tjetër, kur kompanitë amerikanë shqyrtojnë mundësinë e investimit në Ballkan, ato e shikojnë investimin në një kontekst rajonal. Kompanitë mund të tërhiqen nga tregu i kualifikuar i punës në Shqipëri, apo nga kostoja e lirë e punës, por që kjo të ndodhë, duhet të ketë një strukturë të qartë të sundimit të ligjit, që nuk do të lejonte shkeljen e kontratave. Nëse ka një gjë, së cilës i kushtojnë rëndësi drejtuesit e bizneseve, është qartësia e klimës së investimeve, ekzistenca e shtetit ligjor dhe e një sistemi drejtësie që vepron me objektivitet.
Zëri i Amerikës: Le të ndalemi tek reforma e drejtësisë. Sipas ambasadorit amerikan në Tiranë, reforma në drejtësi është në qendër të përparësive të politikës së Uashingtonit ndaj Shqipërisë. Pritshmëria ishte që reforma të miratohej gjatë muajit mars. A pritet të ndodhë kjo?
Thomas Yazdgerdi: Ne shpresojmë që të miratohet sa më shpejt. Mendoj se të dyja palët janë pranë. Ato e kanë të qartë se rëndësia e kësaj reforme nuk u duhet lënë sherreve politike dhe përpjekjeve që njëra parti të fitonte pikë ndaj tjetrës. Qytetarët shqiptarë duan një sistem drejtësie të pakorruptuar. Ne jemi të përfshirë intensivisht së bashku me kolegët evropianë, që figura e gjykatësit të kontrollohet dhe të verifikohet, që gjykatësi të jetë i kualifikuar, të mos jetë i korruptuar dhe që njerëzit të kenë besim tek sistemi i drejtësisë. Kjo do të ketë ndikim në të gjithë shoqërinë shqiptare, por edhe tek investitorët e huaj. Shpresojmë se do të ndodhë sa më shpejt dhe po e inkurajojmë këtë.
Zëri i Amerikës: Pas opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, kanë filluar përplasjet politike, që përmendët ju dhe opozita ka paraqitur një listë me vërejtje e kundërshtime, që disa thonë se kanë të bëjnë me thelbin e reformës. A jeni i shqetësuar se për shkak të ndërhyrjeve e përplasjeve politike, ajo që do të dalë, do të jetë një variant jo aq i thellë reforme dhe rezultati mund të ishte pak a shumë i njëjtë me atë që është sot?
Thomas Yazdgerdi: Shpresojmë që jo. Ne kemi besim se udhëheqja e partive kryesore, dy partive në pushtet dhe e partisë demokratike, do ta kuptojnë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë dhe për kursin që Shqipëria do të ndjekë në të ardhmen. Ne do të shpresonim që ata të lënë mënjanë përplasjet politike dhe të përqëndrohen në atë që duhet bërë. Në politikë, siç e dimë të gjithë, për të patur sukses, duhet të bësh kompromis. Të dyja palët duhet të bisedojnë. Ne dhe kolegët tanë evropianë, jemi të gatshëm të ndihmojmë me ekspertizën tonë, me idetë tona, por në fund të fundit, janë të dy palët që duhet të arrijnë kompromis për realizimin e saj.
Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara u investuan për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, madje si bashkë-autore e ligjeve. Kjo është një çështje tjetër e komplikuar dhe është bërë tashmë pjesë e reformës. Por, a ka filluar Amerika të trajnojë pjesëtarët e ardhshëm të kësaj njësie?
Thomas Yazdgerdi: Është e rëndësishme që qeveria të arrijë të miratojë, me sa më shumë mbështetje që mundet, ligjet përkatëse për këtë byro. Ne e dimë se qeveria është e interesuar për të patur një Byro Kombëtare Hetimi, pak a shumë si FBI-ja amerikane. Ne mendojmë se kjo është një ide e mirë dhe e mbështesim atë. Ajo do të merrej me ndjekjet penale të nivelit të lartë, me korrupsionin në nivele të larta. Kjo është e rëndësishme. Kjo është e lidhur me reformën në drejtësi, pasi një byro e fortë hetimore kërkon edhe një sistem të fortë drejtësie, që do të merrej me akuzat që do të ngriheshin. Ne shpresojmë që qeveria të miratojë ligjet përkatëse për këtë strukturë.
Zëri i Amerikës: A shpresoni ju që ligjet për këtë strukturë do të miratohen përpara atyre të reformës në drejtësi, apo së bashku me të?
Thomas Yazdgerdi: Nuk ka një rend të veçantë për këtë. Ato nuk varen nga njëra-tjetra. Mund të miratohen së bashku.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, a kanë filluar tashmë Shtetet e Bashkuara të trajnojnë zyrtarët shqiptarë?
Thomas Yazdgerdi: Nuk jam i sigurt për këtë. Ambasada në Tiranë mund të dijë më shumë. Por nga këndvështrimi ynë do të kishte kuptim një gjë e tillë, që me t’u krijuar kjo strukturë, ne të ishim në gjendje të ofronim sa më shumë mbështetje duke trajnuar pjesëtarët e kësaj strukture. Synimi i BKH është që të hetojë korrupsionin në nivelet e larta, që deri sot nuk e kemi parë të ndodhë.
Zëri i Amerikës: Përse duhet ta miratojnë politikanët krijimin e FBI-së shqiptare, kur ajo mund të veprojë kundër tyre?
Thomas Yazdgerdi: Në se do të ndodhte kështu, do të ishte një sfidë. Por ne shpresojmë. Thelbi i udhëheqjes, dhe jo vetëm në Shqipëri, por kudo, është që të bëhen gjëra, sidomos nga partitë në koalicionin qeverisës, që të jenë në të mirë të vendit. Mund të jetë e vështirë, nuk është e lehtë, por ata kanë mbështetje të madhe nga popullsia shqiptare. Populli shqiptar e mbështet këtë përpjekje.
Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, Shtetet e Bahskuara bënë të ditur se nuk do t’u japin viza disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për korrupsion. A do të shtrihet kjo praktikë edhe tek politikanët?
Thomas Yazdgerdi: Do të varet nga shqyrtimi i fakteve nëse një gjë e tillë është e justifikuar apo jo. Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qënë korrupsioni. Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Nëse perceptimi në Shqipëri është se politikanët janë po aq të korruptuar sa edhe gjykatësit e prokurorët, a pritet të shohim mohim vizash edhe për ta?
Thomas Yazdgerdi: Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar.
Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje e fundit për refugjatët iranianë të grupit MEK. Si po ecën procesi dhe sa pritet të zgjasë?
Thomas Yazdgerdi: Së pari ne duam të falenderojmë qeverinë shqiptare, si dhe ato të vendeve të tjera, që kanë rënë dakord. Janë gjithsej 15 vende që kanë pranuar të marrin refugjatë MEK. Ky është një shqetësim humanitar. Shqipëria ka qënë një partner i vërtetë duke ndarë të njëjtat synime me Shtetet e Bashkuara. Refugjatët MEK të Irakut, janë një prej këtyre objektivave, lufta kundër grupit ISIL është një tjetër. Qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje të madhe në luftën kundër grupit ISIL, duke ndihmuar me armatime ata që luftojnë kundër këtij grupi. Ne jemi të kënaqur me ndihmesën e qeverisë shqiptare për refugjatët MEK dhe ky proces po zhvillohet në mënyrë të efektshme.
Zëri i Amerikës: Deri tani Shqipëria ka pritur 1 mijë prej tyre dhe thuhet se do të presë edhe 2 mijë të tjerë? A është ky numri që pritet?
Thomas Yazdgerdi: Ka ende negociata me UNHCR dhe organizata të tjera për numrin e saktë. Ne jemi të kënaqur që qeveria shqiptare ndan të njejtin shqetësim me ne, që këta persona të mbrohen.
Zëri i Amerikës: Dhe së fundi, nëse doni të shtoni diçka tjetër?
Thomas Yazdgerdi: Edhe një herë dua të theksoj se jam i kënaqur për këtë mundësi sot, dua t’u uroj miqve dhe kolegëve të mi shqiptarë si dhe shqiptarëve në Shqipëri, gëzuar 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Koha kur shërbeva në Shqipëri ishte një kohë e lumtur dhe unë dua të vazhdojmë kështu në të ardhmen, si miq dhe aleatë të fortë.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet