Dy xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, arritën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Korab Morina nga Federata e Xhudos e Kosovës.
Krasniqi, në kategorinë 52 kg, fitoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes turke Irene Korkmaz.
Ndërkaq, Gjakova, në katergorinë 57 kg, po ashtu në gjysmëfinale, mposhti xhudisten Gkohran Khelifi nga Tunizia.
Morina tha se dy xhudistet nga Kosova po bëhen gati për takimet në finale.
“Distria Krasniqi do të takohet në finale me italianen Odette Guiffrida. Ndërkaq, Nora Gjakova në finale do të ndeshet me Miriam Boi, po ashtu italiane”, konfirmoi Morina.
Të dyja xhudistet nga Kosova do të luftojnë për medaljet e arta.
Komentet