Xhorxh Tejmz, fotografi për Shtëpinë e Bardhë i New York Times në vitet 1945 – 1985, ishte një nga fotoreporterët më të shquar të epokës së tij.
Ndërkohë që fotografitë e tij janë të njohura në mbarë botën, të paktë janë ata që e kuptojnë se Tejmzi ka rrënjë shqiptare. Ai zhvilloi një stil të kundërt me “instiktin e tufës” së fotografëve të shtypit, duke shpërfaqur syrin e tij artistik, sensin e tij të hapësirës, dhe intimitetin e veçantë me
subjektet e tij. Dhjetë presidentët e paraqitur në këtë ekspozitë – nga Frenklin D. Ruzvelt deri te Xhorxh H. W. Bush – dhanë ndihmesën e tyre në formësimin e shekullit të njëzetë.
Kjo ekspozitë vë përballë imazhet të këtyre presidentëve me raportime lajmesh lidhur me ngjarjet ndërkombëtare që kanë qenë të rëndësishme për secilën presidencë.

Komentet