Doktor Flori, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë, kishte lënë në mes shumë projekte të cilat tashmë i ka në dorë i vëllai i tij dhe miqtë me të cilët ai bashkëpunonte më shumë.
Për momentin, po xhirohet klipi i një kënge që ai e ka nisur me Aurela Gaçen, ku në këngë do të jetë edhe zëri i Florit, edhe pse ai nuk është më mes nesh. Ndërsa në klip do të jetë edhe vajza e Florit, Kaltrina dhe shumë fansa të tij. Këtë e ka bërë me dije këngëtarja Aurela Gaçe në rrjetet sociale.
“Kjo foto kaq emocionuese eshte bere dy dite perpara se ai te ndahej nga ne. Me vajzen e tij qe ishin aq te lidhur. Kaltrina e mire ashume, qe i ngjan kaq shume babit të vete, ka shprehur deshiren te jete ne xhirimet e klipit nese me mua dhe me gjithe fansat qe jane pergjigjur pozitivisht per te ndihmuar ne perfundimin e kesaj kenge qe ne te dy e nisem thjeshte me nje ide, me pak fjale te hedhura e me idene e qarte per nje kenge super te gezueshme per stinen e veres.
Nje kujtim kaq i bukur per ty KALTRINA e bukura te jesh ne nje klip ku babi yt ka zerin dhe idene e tij…
Kaltrina si e vogel, ishte gjithmone rrotull kur ne punonim me ore te zgjatura… Dhe tani prape bashke me ne”,- shkruan kengetarja.
Ajo ka zbuluar edhe nje pjesë të tekstit:
“Kenga eshte shume shume ritmike, e gezueshme…. Ai me drejtohet –
-AJO LELA LELA, LABJA BELA BELA
UNE I THEM “JE BABA NE K’TE SKENE”,- vijon Gaçe.
Nuk dihet ende me saktesi se kur do te lançohet videoklipi, por kjo pritet te ndodhe brenda pak ditësh.
Komentet