Del nga spitali pa marrë asnjë mjekim, dhe vijon vuajtja e dënimit në Burgun e Burrelit. Duke vuajtur më fort moralisht për dënimin e padrejtë dhe për çka ndodhte jashtë mureve të atij burgu, Xhevat Kortsha vendosi me i dhanë fund jetës me anë të një greve urie. Ishte hera e parë që ndodhte një gja e tillë në burgjet komuniste shqiptare. Vendimi i tij ishte i pakthyeshëm, me anë të kësaj sakrifice ekstreme ai donte të protestonte ndaj padrejtësive dhe ndaj diktaturës së pamëshirshme të instaluar nga klika terroriste e Enver Hoxhës. Me atë gjest ekstrem ai donte t’i tregonte xhelatëve se mbi vetë jetën qëndron diçka më e fuqishme dhe e paprekshme, qëndron integriteti moral i personit, forca e të cilit përbuz edhe vetë jetën për të dëshmuar vlerën e madhe të lirisë së brendshme. Miqtë e dashamirët e burgut u përpoqën me ia ndërrue mendjen por pa sukses. Atëherë vendosën me i kërkue ndihmë At Pjetër Meshkallës, i cili gëzonte autoritet të madh në burg. Jezuiti i urtë i shkoi te dysheku dhe ndër të tjera i tha:
– Xhevat, të lutem mos e humbë shpirtin… hiq dorë!
Me zë gati të mekur ai iu përgjigj:
– Padre, kam kujtuar se të kam pasur mik dhe nuk ma merr mendja që tani, ndërsa unë po vazhdoj rrugën e nisur që të mos bëhem lodër e komunistëve, ti kërkon të më thyesh.
Padres i rrodhën dy pika lotë, – kujtonte bashkëvuajtësi, avokati Xhevdet Kapshtica, e puthi dhe u largua. Një ditë tjetër miqtë e tij provuan t’i çonin tek dysheku edhe Gjergj Kokoshin, me të cilin ai nuk fliste mbasi e trajtonte si komunist. Duke i çuar Kokoshin miqtë mendonin se ai do ta konsideronte si një kërkesë falje dhe do t’i jepte fund grevës së urisë. Gjergj Kokoshi shkoi pranë tij dhe ndërsa ishte ulë në gjunjë dhe i jepte dorën, në vend që t’i mbushte mendjen me e lanë grevën, i tha i mallëngjyer:
– Xhevat, ti po e mbyllë jetën tënde me kapak floriri, hallall të qoftë, se po e bën atë që ne s’e bëjmë dot.
E tue i pasë thanë këto fjalë u largue prej tij me sytë e mbushun me lotë.
Gjenocidi Komunist Ne Shqiperi – Xhevat Korça
Lindur në Korçë me 10 Janar 1893
Shkollen fillore e mbaron ne vendlindje dhe gjimnazin ne Janine,
Ne ket kohe e shikojme me arme ne dore ne cetat e Themistokli Germenjit dhe Spiro Ballkamenit ,kundra turqeve dhe Grekeve
Kryen dy fakultetene Vjene Austri,atë të jurisprudencës dhe te shkencave historike
1922 krijon gjimnazin shteteror ne Shkoder
1942 Minister i arsimit
1945 arrestohet si armik i popullit dhe dënohet me burg të përjetshëm.
Nacionalist i flaktë. Si shenjë proteste për keqtrajtimin në burgun e Burrelit shpall grevën e urisë.
Me gjithë lutjet e shokëve për ta ndërprerë grevën, ai vazhdoi derisa i dha fund jetës mbas 12 vitesh burg.
Komentet