Futbollisti i skuadrës angleze Liverpool, Xherdan Shaqiri, është shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit së Federatës Zvicerane të Futbollit, rezultati i testit të dytë për COVID-19 i Shaqirit ka rezultuar negativ.
Siç njoftohet, Shaqiri do të jetë pjesë e kombëtares zvicerane në ndeshjen kundër Spanjës si mysafir në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së.
Shaqiri rezultoi pozitiv në kontrollet rutinore me kombëtaren dy ditë më parë.
Komentet