Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka thyer sot heshtjen zgjedhore dhe i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Mziu i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill”.
Kujtojmë se kreu i qeverisë Rama, duke iu referuar Xhelal Mziut, deklaroi një ditë më parë se: “Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale”.
Mziu kërkoi ndjesë pas një deklarate ku shprehej se “kushdo që do guxonte të prekte votën do ta pësonte si ai i Elbasanit”, duke iu referuar Pjerin Xhuvanit.
REAGIMI I PLOTË
Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)!
Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur bandat dhe banditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vjedhur vota, pasi do të marrë humbjen më të madhe të të gjitha kohërave.
Populli, që vetë e ke varfëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill.
Ti je i vetmi kryeministër që ke vjedhur Shqipërinë!
Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të drogës!
Ti je Kryeministri që ke varfëruar Shqiptarët deri në luftë për mbijetesë.
Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë!
Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antikombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë!
Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!
Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg.
Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun.
Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti moniste!
Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie!
Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë.
Dhe një gjë ta dish;
Vetëm në monizëm kriminalizohet fjala e lirë, kërcënohet denoncuesi, dhe jo hajduti.
Krim është të blesh vota, krim është të përdorësh policinë për të shpërndarë para, krim është të përdorësh krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.
Aty ku falangat e krimit janë bashkë me pushtetin për të shkatërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën.
Kjo është detyrë e shenjtë.
Vox Populli, Vox Dei
Zëri i popullit është Zëri i Zotit !
Kjo është e gjitha…
Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë.
Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme.
Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill.
Verdikt që nuk ndalet
Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi !
Komentet