Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra ka reaguar ndaj publikimeve të përgjimeve të fundit ku protagonisti kryesor është Adem Grabovci. Xharra ka shprehur irritimin e saj ndaj figurës së Adem Grabovcit, duke thënë se “I vjen për të vjell kur mendon se ky sistem nuk e ka vetëm një Adem Grabovc”.
Lexoni statusin e plotë të saj:
Po më vjen me vjell!
Po më vjen me vjell kur po e dëgjoj zanin e Adem Grabovcit…
Po më vjen me vjell prej gërdisë, nga kundërmimi prej teje që na e ke shndërruar vendin në një gropë septike…
Po më vjen me vjell kur po e kujtoj që ti përfaqëson Kosovën…
Po më vjen me vjell kur po më bie ndërmend që ti kur del jashtë Kosovës, prezantohesh zyrtar i lartë i vendit, ku jam duke i rritur dy djemtë e mi…
Po më vjen me vjell kur po e mendoj që ky sistem nuk e ka vetëm një Adem Grabovc…
Komentet