Voal – Që në fillim të herës kreu i Komisionit të Reformës Fatmir Xhafaj ka sqaruar se nuk ka asnjë arësye të thuhet se “vettingu” duhet shtyrë për në shtat për mungesë kohe, pasi ai që në fillim të muajit ka qënë si draft në dorën e deputetëve të Komisionit.
Një ditë pasi njoftoi anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi për thërritjen e mbledhjes gjatë ditës së sotme, kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj tha se pr/ligji është i gatshëm për tu votuar, pasi deputetët janë njohur me draftin që në datën 4 Korrik. Ai hodhi poshtë pretendimet e PD se s’janë njohur me projektligjin.
“Kam njoftuar jo vetëm për mbledhjen, por edhe kam dërguar relacionin e shtojcat e projektit. Ligji është ai për vettingun, një nga ligjet kryesore të paktës prej 50 ligjesh që shoqërojnë projektin Kushtetues.
Një nga shtatë ligjet që bën të mundur zbatimin e asaj që kemi miratuar konsensualisht. Bën të mundur ngritjen e institucioneve të reja dhe fillimin e realizimit të reformës në drejtësi“, deklaroli Xhafaj teksa sqaroi deri në detaje anëtarët e Komisionit.
“Është një ligj shumë i rëndësishëm, pasi është hapi i parë i vettingut dhe pa të nuk mund të fillojë implementimi i reformës në drejtësi. Ky ligj ka pasur një proces shqyrtimi.
Ju e dini se me dorëzimin e projektit kushtetues nga komisioni në Kuvendin e Shqipërisë, janë futur në kalendar dhe 7 ligjet që shoqërojnë projektin Kushtetues që ishin programuar për në datën 28 korrik. Nevoja për ecurinë e reformës, ky projektligj është shqyrtuar.
Është një gënjeshtër nga ata që pretendojnë se s’kanë kohë për të njohur ligjin. Në datën 4 Korrik kanë marrë projektligjin. Ajo që është bërë dje ka qenë përshtatja me Kushtetutën. Ndryshimet janë reflektimi i atyre dispozitave të ndryshuara në projektin kushtetues.
Ky projektligj është i gatshëm për tu shqyrtuar me këto ndryshime dhe për të kaluar në seancë plenare.
Ka të detyrueshme një lloj pëlqimi me partnerët ndërkombëtarë, pasi ata janë të përfshirë në zbatimin e këtij ligji, ky është një detyrim kushtetues që rregullohet në ligj. Është një proces i dyanshëm midis nesh dhe ekspertëve të EURALIUS e OPDAT”, u shpreh Xhafaj.
“LSI ka qenë pjesëmarrëse në komision. Vasili është anëtar i komisionit dhe ka qenë pjesëmarrës në proces si të gjithë anëtarët kolegë të tij të mazhorancës, ku është shqyrtuar projektligji”, tha Xhafaj.
Komentet