Straboni flet për një xeherore argjendi në Demastion, ku diastët vendosën dinastinë e tyre. Ka disa historianë që thonë se ajo ka qenë në zonën e Dardanisë.
Ja çfarë shkruan Straboni:
“Bulliones te kai Parthenaoi; kai Brygai pelsion de pou hai argjyreia yo en Damastio, per, ha Dystai syne-stesan to ten dynastran” që do të thotë: “tek bulinët (bilinët) taulantët, partinët, brigët, aty afër janë minierat e argjendit ku diastët vendosën dinastinë e tyre”.
Zef Mirdita këtë xeherore e përcakton në Veri të Prishtinës (Kishnicë). F.Papazoglu e vendos Da0mastionin në Iliri të Jugut. “Sikur të ishin në këto vende (d.m.th. në Dardani),- shpjegon ajo,- nuk kishte arsye të thuhej “Damastioni është ilir”.
-Nga këto treva ka rrjedhur dinastia e Bardhylit, që:
-FILIPSON e identifikon në Gjirokastër.
-V.TOMASHEK , në trevat piruste.
-R.BEAMONT, në Mirditë ose Dukagjin.
-JERIÇEK thotë se duhet të kërkohet në veri të Dibrës.
-MEYERI thotë se ky qytet duhet të kërkohet në veri të liqenit të Ohrit.
Të tjerë thonë se duhet të kërkohet në Antigonë të Gjirokastrës apo në Damës të Memaliajt. E dhëna është që Dyestai ka sunduar në këtë minierë argjendi. Më të shumtët këtë minierë e përcaktojnë diku në zonën ku rronin pirustët, domethënë në Mirditë apo më në veri të saj.
Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë më shumë që të fiksojë përfundimisht vendin e saj.
Në vizatimin e bërë në lek ajo ka një çekan dhe një kudhër.
Sidoqoftë, e rëndësishme është të theksohet se kjo minierë është shumë e lashtë dhe se ilirët, banorët primitivë të këtyre trojeve, janë marrë me xehetari dhe patën prerë monedha argjendi. Për këtë minierë, interesi ka qenë shumë i madh dhe, natyrisht, prej saj kanë lindur shumë grindje, gjersa ajo u braktis dhe humbi identitetin e vet.
Shënime:
* Pas Epidamnit dhe Apolonisë gjer në malet Keraune banojnë bylinët, taulantët, parthinët e brygët; aty afër janë edhe minierat e argjendit në Damastion, rreth të cilave dyestët vendosën sundimin e tyre. (Straboni VII.)
* Te tribalet dhe ilirët ka njerëz të cilët, me vështrimin e tyre, magjepsin dhe bëjnë të vdesin ata të cilëve u ngulin sytë për një kohë të gjatë, mbi të gjitha, sytë e tyre të inatosur. (Plini . “Historia e natyrës”, libri VII)
*Dardanët janë aq të egër, sa edhe nën pleh bagëtish rrëmojnë gropa dhe aty rrojnë; megjithatë muzikën nuk e lënë mënjanë, por, përkundrazi , përdorin gjithmonë fyej e vegla me kordha. Këta, pra, banojnë në thellësitë e vendit. Dardanë janë edhe galabrët tek të cilët është një qytet i vjetër. ( Straboni. “Gjeografia” Libri VII)
* Për sa u përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tyre në përgjithësi, duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë sesa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden. (Demosteni. “Ligjëratat”)
*VOAL po boton “Xeherorja e Damastionit” e cila vijon librin studimor “Në kërkim të rrënjëve” të shkrimtarit dhe diejtarit të shquar Sulejman Mato.
Komentet