Xavier Mertz, studiues polar dhe diplomat shkencor zviceran
Xavier Mertz ishte zvicerani i parë që shkeli në Antarktidë në vitin 1911, por ai e pagoi shtrenjtë etjen e tij për dije.
Xavier Guillaume Mertz (6 tetor 1882 – 8 janar 1913) ishte një eksplorues polar, alpinist dhe skiator zviceran që mori pjesë në ekspeditën e Lindjes së Largëme, një komponent në vitet 1912-1913 i Ekspeditës Australiane Antarktike, ku edhe humbi edhe jetën. Akullnaja Mertz në bregun George V në Antarktidën Lindore mban tashmë emrin e tij.
Ndërsa ishte student, Mertz u aktivizua si skiator, duke konkurruar në garat kombëtare dhe si alpinist, duke u ngjitur në majat më të larta në Alpet zvicerane. Në fillim të vitit 1911, Mertz u punësua nga gjeologu dhe eksploruesi Douglas Mawson për ekspeditën e tij në Antarktik. Fillimisht ai u punësua si instruktor skish. Atyre iu bashkua edhe Belgrave Edward Ninnis. Nepër Antarktikë, në ekspeditën në Groenlandë, lëvizja e tyre bëhej e mundur prej slitave që tërhiqeshin nga huskitë, qen shumë të fortë të racës siberiane.
Në verën e viteve 1912–1913, Mertz dhe Ninnis u zgjodhën nga Mawson për ta shoqëruar atë në Ekspeditën e Lindjes së Largëme, duke përdorur qentë për të shtyrë me shpejtësi slitën nga baza e ekspeditës në Adelie Land drejt Victoria Land. Por gjatë lëvizjes Ninnis dhe një slitë shumë e fuqishme që mbante pjesën më të madhe të ushqimit u zhdukën në një të çarë përpirëse të borës së ngrirë, 311 milje (500 km) larg nga baza kryesore e ekspeditës.Mertz dhe Mawson u kthyen në perëndim, duke përdorur gradualisht qentë për të plotësuar rezervat e tyre të mbetura ushqimore.
Rreth 100 milje (160 km) larg zonës së sigurisë, Mertz vdiq, duke e lënë Mawson të vazhdonte vetëm. Shkaku i vdekjes së Mertz-it nuk është vërtetuar kurrë; Teoria e supozuar lidhet me hipervitaminozën A – një marrje e tepërt e vitaminës A – nga konsumimi i mëlçive të Huskive. Teori të tjera sugjerojnë se ai mund të ketë vdekur nga një kombinim i kequshqyerjes, ekspozimit ndaj të ftohtit dhe streseve psikologjike.
Një kryq në Kepin Denison, ku dikur ndodhej kampi bazë, për një kohë të gjatë ishte i vetmi memorial për Xavier Mertz dhe toger Belgrave Ninnis.
Deri kur Ninnis dhe Douglas Mawson humbën të ty por arritën që të dilnin nga të çarat e akujve shumë vjeçar, ekspedita kishte ecur mirë, skuadra kishte udhëtuar rreth 500 km në drejtim të Antarktidës Lindore, në toka ku asnjë njeri nuk kishte vënë këmbën kurrë më parë.
Ekipi përbëhej nga këta tre burra: udhëheqësi i ekspeditës, Australiani Douglas Mawson, britaniku Belgrave Ninnis dhe zvicerani Xavier Mertz. Kushtet ishin shumë të vështira: ishte 14 dhjetor 1912, vera e Antarktidës dhe temperaturat luhaten midis 0 dhe -20 ° C. Erërat që fryjnë nga rrafshnalta e Antarktidës janë të tmerrshme, shpërthimet arrijnë deri në 350 km në orë. Një rrezik për njerëzit, kafshët dhe objektet.
Gjendja e Belgrave Ninnis sa vinte e përkeqësohej. Ekipi humbi gjithashtu slitën më të rëndë, e cila mbante shumicën e pajisjeve dhe ushqimit, sikur edhe qentë më të fortë. Ninnis dhe Mawson rënë në të çarën e akujve me slitën dhe qentë, por ata ia kishin dalë të të dilnin të gjallë. Megjithatë, ata e kishin humbur ushqimin pothuajse menjëherë dhe ishin detyruar të vrisnin herë pas here qenin më të dobët për ta ushqyer të tjerët. Këlyshët patën të njëjtin fund. As Ninnis nuk u rezistoi dot plagëve dhe kushteve aq të vështira.
Qentë e slitës ishin mjeti më i besueshëm i transportit në ekspeditat polare të kohës dhe për këtë për ata paguanin një çmim shumë të lartë.
Belgrave Edward Ninnis m slitën me qentë huski
10 Nëntor 1912 Mertz, Ninnis dhe Mawson nisen nga baza King George V Land. Ata do të përparonin drejt Glasierës Ninnis, sikur do të quhet pas humbjes të jetës të eksploratorit që ra bashkë me qentë e slitës dhe ushqimet në një të çarë të akujve dhe nuk u rezistoi plagëve dhe lodhjes.
Kthimi në kampin bazë 500 km larg për siguri
Humbja e një shoku është një barrë e rëndë, dhe përveç kësaj tani mungon ushqimi, qentë dhe materiali: Mawson dhe Mertz nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të kthehen. Ata vazhdojnë të vrasin qentë, por këtë herë për të ushqyer veten. Mishi i kafshëve tashmë të dobëta është i ashpër, por të brendshmet janë të ngrënshme, veçanërisht mëlçia. Në fillim ata përparojnë mirë, por më pas gjendja shëndetësore e Mertz fillon të përkeqësohet dukshëm. Pas 49 ditësh udhëtimi, Mertz shënon në ditarin e tij se nuk është më në gjendje të shkruajë. Do të jetë shënimi i tij i fundit.
Gjashtë ditë më vonë ai shembet. Mawson përpiqet ta tërheqë me sajë, por së shpejti ai duhet të strehohet në tendë për shkak të erës së fortë. Xavier Mertz, jurist, glaciolog dhe alpinist zviceran, vdiq më 8 janar 1913 pas disa orësh agoni. Shkaqet e sakta të vdekjes nuk do të sqarohen kurrë, por mendohet për një helmim nga ngrënia e mëlçisë së huskive të Groenlandës.
Mawson vazhdon vetëm. Me Mertz të vdekur, ai tani ka më shumë racione ushqimore. Ai arriti të kalojë akullnajën për herë të dytë që më vonë do të merrte emrin e “akullnaja Mertz”. Më 8 shkurt 1913, pasi kaloi 90 ditë në borën e përhershme, ai arriti në kampin bazë me zvarritje në tokë.
Pas tërheqjes nga ekspeditat në 1952, ai u bë profesor emeritus i Universitetit të Adelaide. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Brighton më 14 tetor 1958 nga një hemorragji cerebrale. Ai ishte 76 vjeç. Në kohën e vdekjes së tij, ai ende nuk kishte përfunduar librin e ekspeditave të tij, libër që u përfundua nga vajza e tij e madhe, Patricia, vetëm në 1975.
Xavier Mertz ishte zvicerani i parë që mbërriti në Antarktidë
Xavier Mertz ishte eksploruesi i parë polar zviceran që shkeli në Antarktidë. Përveç kryqit të ngritur në atë kohë në Kepin Denison, që nga maji 2021 në portin e Hobart në Tasmania aty ndodhet edhe një pllakë që përkujton vdekjen e eksploruesve polare, toger Belgrave Ninnis dhe Xavier Mertz.
Ceremonia e inaugurimit u kryesua nga ambasadori zviceran dhe komisioneri i lartë britanik në Australi.
Dr. Xavier Mertz ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e ekspeditave polare.
Pjesëmarrja e tij në ekspeditën Douglas Mawson ishte fillimi i një bashkëpunimi të gjatë midis Zvicrës dhe Australisë në projekte kërkimore në dhe rreth Antarktidës.
Në vitin 2020 Australia dhe Zvicra nënshkruan një marrëveshje kërkimore që, përmes Institutit Polar Zviceran, lejon institutet kërkimore zvicerane të inspektojnë Antarktidën. Instituti Polar Zviceran është një fondacion që promovon kërkimet polare në vendin tonë. Më 1 tetor 2021 ishte Dita Polare Zvicerane, një ngjarje me rëndësi për studiuesit zviceranë që studiojnë borën, akullin dhe lartësitë e mëdha.
Akullnajat polare janë, si të thuash, motori i klimës së planetit tonë. Hulumtimi polar ndihmon për të kuptuar ndryshimin e klimës dhe në këtë mënyrë për të gjetur zgjidhje për ta zbutur atë. Ky është gjithashtu një nga objektivat e strategjisë së politikës së jashtme të Zvicrës dhe Axhendës së OKB -së deri në 2030.
Diplomacia shkencore: një burim për kërkime dhe diplomaci
Sfidat globale si ndryshimet klimatike kërkojnë bashkëpunim global. Kjo është ajo mbi të cilën punon diplomacia shkencore, një fushë relativisht e re që synon të përmirësojë si bashkëpunimin midis studiuesve, ashtu edhe marrëdhëniet midis vendeve. Në rastin e marrëveshjes shkencore midis Zvicrës dhe Australisë, janë kërkimet që përfitojnë, por mund të ndodhë edhe e kundërta, domethënë që bashkëpunimi në fushën e kërkimit kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve dhe dialogut midis vendeve. Këshilli i Arktikut është një shembull i mirë për këtë: eksplorimi dhe mbrojtja e Arktikut janë fokusi kryesor, i cili bashkon të gjitha shtetet e zonës në fjalë rreth të njëjtës tryezë, d.m.th. Rusia, vendet e Evropës Veriore, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme mbështet komunitetin hulumtues zviceran përmes diplomacisë së saj shkencore. Stefan Estermann, Ambasador dhe Shef i Divizionit për Prosperitet dhe Qëndrueshmëri, shpjegon rolin e Zvicrës në kërkimin polare dhe arsyet pse vendi ynë po forcon angazhimin e tij ndaj diplomacisë shkencore.
“Njohuria shkencore është gjithnjë e më e rëndësishme për diplomacinë”
Z. Estermann, çfarë përfitimesh nxjerr Zvicra nga përkushtimi i diplomacisë suaj ndaj shkencës?
Z. Estermann: Lidhja midis shkencës dhe diplomacisë është forcuar kohët e fundit. Njohuritë shkencore janë gjithnjë e më të rëndësishme për diplomacinë: mendoni për shembull për diplomacinë klimatike ose përpjekjet globale për të kontrolluar pandeminë COVID-19. Për më tepër, diplomacia mund të mbështesë shkencën duke hapur dyert dhe duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në mënyrë që një projekt shkencor të mund të ecë përpara.
Çfarë mund të bëjë vendi ynë i vogël për të përballuar një sfidë globale siç është ndryshimi i klimës?
Z. Estermann: Zvicra u industrializua herët dhe është integruar fuqishëm në krijimin e vlerave globale. Prandaj edhe ne mund të kontribuojmë në arritjen e objektivave klimatike: është në interesin tonë dhe jam i bindur se është një mundësi për ekonominë tonë inovative. Universitetet zvicerane janë qendra kërkimore pioniere në hulumtimin e shkaqeve dhe efekteve të ndryshimeve klimatike. Universiteti i Bernës, për shembull, ka studiuar përmbajtjen e CO2 në atmosferë gjatë 800,000 viteve të fundit duke analizuar mostrat e akullit nga Antarktida. Ky është një hulumtim i veçantë.
Çfarë hapash konkret ka ndërmarrë diplomacia shkencore zvicerane në lidhje me kërkimin polar?
Z. Estermann: Në vitin 2017, vendi ynë fitoi statusin e vëzhguesit në Këshillin e Arktikut, falë mbi të gjitha njohurive tona në fushën e kërkimit të fokusuar në borën, akullin dhe lartësitë e larta, e cila është drejtpërdrejt e rëndësishme për kërkimet polare. Vitet e fundit, Arktiku ka marrë një rëndësi në rritje dhe tani ne mund t’i ndjekim diskutimet nga dora e parë. Në të njëjtën kohë, studiuesit në Zvicër mund të marrin pjesë në grupet e punës shkencore të Këshillit. Mendoj se është një shembull i mirë se si diplomacia dhe shkenca përfitojnë nga njëra-tjetra!/Source:eda.admin.ch/Përktheu dhe përgatiti: Elida Buçpapaj
Mertz ishte një skijator i shkëlqyer
Komentet