Legjenda Xavi Hernandez është përshëndetur me Barcelonën në barazimin 2 me 2 ndaj Deportivo La Corunas.
Ai dje ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Barçën pasi do të largohet në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe.
I gjithë stadiumi u shndërrua në ngjyrat e klubit derisa shfaqi banerin falënderues për Xavin “6raciesXavi”
Ai për Barcelonën zhvilloi 505 paraqitje vetëm në ligë ndërsa sot u zëvendësua pas minutës së 60. Dy gola në këtë takim i realizoi Messi.
Komentet