Më 9 Tetor WPI (Instituti Politeknik i Worcesterit), paraqiti temat vjetore të 5 grupeve të studentëve që do të zhvillojnë projektet në disa qytete të Shqipërisë. Që prej vitit 2013 kur temat nisën me dymbëdhjetëshen e parë të studentëve të udhëhequr nga Prof. i Matematikës Peter Christopher me origjinë shqiptare, tashmë në pension, por që u zhvillua për vit dhe u rrit në pjesëmarrje dhe nga numri i studentëve duke u mbështetur nga Prof. Robert Hersh dhe anëtarë të tjerë të trupës pedagogjike të WPI.
Mbi kohën e përcaktuar të shpalosjes së temave çdo grup i njohu të pranishmit, bashkë-studentë, familjarë të tyre dhe shqiptaro-amerikanë qytetarë të Usterit me objektet e punës së tyre ku dalloheshin zona gjeografike të caktuara apo qytete të Shqipërisë. Temat si;
(1) Sigurimet ndaj fatkeqësive natyrore (shtrirja e qyteteve Durrës, Lezhë, Shkodër) kishin në qendër problemet e zhvillimit ekonomik si dhe konceptin e sigurisë së pronës dhe biznesit në rastet e përmbytjeve , zjarreve dhe tërmetit. Fenomene të ndjeshme dhe mundësi e zhvillimit të një tregu dhe plani biznesi për sigurimet.
(2) Kamza, zhvillimi urban si pasojë e lëvizjes së lirë brenda vendit krah ndërtimit të banesave, sheh marrëdhënien e njeriut për ruajtjen e gjelbërimit përmes hapësirave të kopshteve dhe kultivimit të bimëve, pemëve dhe luleve.
(3-4)Rrethi i Kukësit, pra qyteti dhe Shtiqni një fshat i tij ishin temat e zgjedhura nga dy grupet e tjera të studentëve që do të përqendroheshin në Tunelet nën qytet dhe përmirësimi i trajtimit të ujërave të zeza në këtë rajon buzë Drinit dhe liqenit.
(5) Tirana këtë vit kishte tërhequr idenë e vlerësimit të cilësisë së ajrit nga ndotjet e shkaktuara prej transportit, volumit të ndërtimeve ku përparësi edhe mbi bazë të pajisjeve të monitorimit dhe metodave që janë ndjekur në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, Shqipëria mund të ketë mundësinë e ngritjes së një sistemi monitorimi të cilësisë së ajrit në dobi të ruajtjes së shëndetit të popullatës.
Ndër pyetje-përgjigjet e zhvilluara u pa më në thellësi koordinimi i punës ë grupit me organizatat vendore dhe mbështetësit e projekteve ku përparësi merrnin realizimi i kontakteve me njerëzit përmes sigurimit të përkthyesve gjatë kërkimeve, anketimit dhe intervistave, institucionet vendore dhe individë apo shoqata që kanë siguruar paraprakisht bashkëpunimin.
Tek çdo student ndjehej përgjegjësia e kohë qëndrimit prej shtatë javësh në Shqipëri si dhe më e rëndësishmja, konkretizimi i detyrave, projektet e zgjedhura të cilat do të marrin trajtën përfundimtare me t’u kthyer sërish në Uster.
Pas mbarimit të paraqitjes së temave një pyetje e përbashkët për profesorët Prof. Peter Christopher dhe Prof. Robert Hersh;
Peter Christopher: Prof. Hersh dhe unë kemi punuar me Q.P.Sh, (Qendrën e Projekteve për Shqipërinë), të cilën e kam filluar në vitin 2013, si drejtues i saj dhe që atëherë kemi pasur gjashtë grupe me nga katër anëtarë dhe në tërësi 24 studentë që po vazhdon prej 11 vitesh me përjashtim të dy viteve të pandemisë gjatë të cilës nuk çuam studentë në Shqipëri. Studentët punojnë në projekte të ndryshme me të gjitha llojet e agjencive që nga temat sociale, teknike, etj. por mendoj se po ndikojnë shumë në Shqipëri. Mendoj se projektet kanë qenë shumë të frytshme (rreth 60 prej tyre), si edhe studentët tanë gjithashtu natyrisht kanë fituar shumë prej tyre në aspektin e procesit mësimor dhe në aspektin e përvojës që ka të bëjë me kulturën e një vendi tjetër. Tani po i lë fjalën Prof. Hersh se ai ka diçka për të thënë…
Robert Hersh: Me sa mendoj, them se projektet tona kanë shkuar më thellë siç ju e keni vënë re, ne jemi të pranishëm për një dekadë dhe ku ne kemi krijuar marrëdhënie shumë të mira me mbështetësit lokalë të projekteve tona edhe për shkak se ata i njohin aftësitë e studentëve tanë, i vlerësojnë dhe ata na ndihmojnë të kuptojmë më disa shumë përmbajtjet dhe dallimet e jetës në ekonomi, kulturë të cilat janë pjesë e projektit. Me ndihmën e tyre dhe me të kuptuarit tonë në rritje studentët tanë mund të punojnë në Tiranë dhe qytete të tjera dhe mendoj se mund të zhvillojmë projekte që përmbushin pritshmëritë e bashkëpunimit dhe ne mund t’i përmirësojmë kërkesat që studentët tanë të bëjnë pyetje më të mira, të shkojnë më thellë në përmbajtjen e temave që ata të marrin më shumë nga përvoja në Shqipëri. Kështu idenë e filluar nga Prof. Peter për të patur një Qendër Projektesh në Shqipëri që prej vitit 2013 them se jemi shumë të suksesshëm. Tashmë kemi një qendër projektesh shumë të suksesshme dhe ku kemi realizuar punime të shkëlqyera që kanë tërhequr vëmendjen, janë bëre të njohura mes studentëve të WPI dhe është rritur mundësia që ata të bashkëveprojnë me të rinjtë shqiptarë. Edhe me njerëzit më të moshuar dhe mikpritja që studentët marrin janë një ndjesi e mirë pasi kanë përjetuar diçka ndryshe nga ajo që normalisht u është dashur në jetën e tyre në Masaçusets apo në New England. Këto që marrin janë dhe mundësitë për të shkuar thellë në një kulturë tjetër. Është diçka e mrekullueshme përmes QPSH në WPI.
Ju uroj, rezultate të mira dhe ju faleminderit.
Nga sa jemi njohur më parë studentët në drejtim të përfitimit të përvojës ndërkombëtare janë shtrirë në të 5 kontinentet me projektet e tyre. Shqipëria mbetet një vend tërheqës falë edhe lidhjeve që bashkësia shqiptare mban me institucionet e dijes dhe të kërkimit dhe të dijes në Uster, Masaçusets.