VOAL – LONDËR – I tillë është donimini i grushtçelikes Serena Williams në tenisin botëror të femrave saqë amerikania është një titull të Wimbledonit larg arritjes së ‘Serena Slam’ dhe në gjysmë të rrugës drejt kompletimit të një kalendari të rrallë Grand Slam.
Teksa Wimbledoni filloi të shtunën numri një i botës nuk ndien asnjë pengesë drejt fitores së katërt, në vijim të asaj që ajo arriti më 2003 kur ishte 21 vjeçare.
Kampionia e Australian Open dhe French Open është e sigurtë se do të jetë femra e dytë pas Steffi Grafit më 1988, që të arrijë një kalendar slam.
Ndërsa rivalja Maria Sharapova i konsideron arritje e saj të pabesueshme, kampionët burra si Roger Federer e Andy Murray janë më të përmbajtur. Dhe Williams pajtohet me kolegët. “Forma shpirtërore është pika ime më fortë,” thotë ajo. Edhe babai im thotë gjithnjë tenisi është një lojë me mendje, prandaj duhet që mendërisht të jesh solide.
Komentet