Laurence Olivier duke interpretuar monologun e Hamletit, interpretimi më i mirë
Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja:
M’ e lartë është vallë të durosh.
Hobe, shëgjeta fati të tërbuar
A të përballsh një det të turbull helmesh
Me arm’ e funt t’u japsh? Të vdeç – të flesh –
Jo më! – dhe me një gjumë të mbarosh
Çdo zemër-dhëmbje, mijëra tronditje,
Që trupi prej natyrës trashëgon.
Ja nje qellim që duhet dëshëruar
Me gjithë shpirt. Të vdeç – të flesh; të flesh?
E ndofta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec;
Se ç’ëndrra shohim n’atë gjumë-vdekje,
Pasi na shkundet kjo pështjellj’ e mortme,
Kjo frikë na qëndron; ja arësyja
Që aq e zgjat një jetë me mjerime;
Se kush duron përbuzjen dhe kamçikn’ e botës,
Zullumn’ e shtypësit, përdhunën e krenarit,
Lëngimn’ e dashuris’ së papërfillur,
Vonimn’ e ligj’s, goj’-çthurrjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemërgjërë
Nga të pavlershmit merr, kur munt ta lajë
Hesapin fare me një copë thikë?
Kush vallë barra mban e kush dërsin,
Rënkon nënë një jetë të mërzitur,
Po vetëm tmer’ i asaj diçka pas vdekjes –
Vendit të pazbuluar, nga s’ na kthehet
Kurr’ udhëtari – na trullos vullnetin,
Dhe vuajmë të ligat që po kemi
Se sa të hidhemi n’ato që s’ dimë.
Kështu na bën ndërgjegja gjith’frikaçë;
Kështu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutës
Sëmuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
Dhe plane të mëdha e rëndësore
Ndalen, përçajnë rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e vepërimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Ëngjëll, në lutjet
Mëkatet m’i kujto të gjitha…
(përkthim i Fan Nolit)
Origjinali anglisht
« To be, or not to be, that is the question:
Whether ’tis nobler in the mind to suffer
The slings and arrows of outrageous fortune,
Or to take arms against a sea of troubles,
And by opposing end them? To die, to sleep…
No more, and by a sleep to say we end
The heartache and the thousand natural shocks
That flesh is heir to: ’tis a consummation
Devoutly to be wished. To die, to sleep.
To sleep, perchance to dream. Ay, there’s the rub,
For in that sleep of death what dreams may come
When we have shuffled off this mortal coil
Must give us pause. There’s the respect
That makes calamity of so long life,
For who would bear the whips and scorns of time,
Th’oppressor’s wrong, the proud man’s contumely,
The pangs of despis’d love, the law’s delay,
The insolence of office, and the spurns
That patient merit of th’unworthy takes,
When he himself might his quietus make
With a bare bodkin? Who would fardels bear,
To grunt and sweat under a weary life,
But that the dread of something after death,
The undiscovered country from whose bourn
No traveller returns, puzzles the will,
And makes us rather bear those ills we have
Than fly to others that we know not of?
Thus conscience does make cowards of us all,
And thus the native hue of resolution
Is sicklied o’er with the pale cast of thought,
And enterprises of great pitch and moment
With this regard their currents turn awry,
And lose the name of action
Pena brilante e Shekspirit,zeri dhe interpretimi brilant i Oliverit dhe perkthimi brilant i Nolit,na kane dhene kete brilant te madh te mendjes njerzore.
Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja:
M’ e fisnike është vallë të durosh.
Hobe, shigjeta fati të tërbuar
A të përballsh një det të turbull helmesh
Me arm’ e funt t’u japesh? Të vdesesh – të flesh –
Jo më! – dhe me një gjumë të mbarosh
Çdo zemër-dhëmbje, mijëra tronditje,
Që trupi prej natyrës trashëgon.
Ja nje qellim që duhet dëshëruar
Me gjithë shpirt. Të vdesesh – të flesh; të flesh?
E ndoshta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec;
Se ç’ëndrra shohim n’atë gjumë-vdekje,
Pasi na shkundet kjo pështjellj’ e mortme,
Kjo frikë na qëndron; ja arësyja
Që aq e zgjat një jetë me mjerime;
Se kush duron përbuzjen dhe kamçikn’ e botës,
Zullumn’ e shtypësit, përdhunën e krenarit,
Lëndimin e dashuris’ së papërfillur,
Vonimn’ e ligjit, goj’-çthurrjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemërgjërë
Nga të pavlershmit merr, kur munt ta lajë
Hesapin fare me një copë thikë?
Kush vallë barra mban e kush dërsin,
Rënkon nën një jetë të mërzitur,
Per tmerrin e asaj diçkaje pas vdekjes –
Vendit të pazbuluar, nga s’ na kthehet
Kurr’ udhëtari – na trullos vullnetin,
Dhe vuajmë të ligat që po kemi
Se sa të hidhemi n’ato që s’ dimë.
Kështu na bën ndërgjegja gjith’frikacakë;
Kështu dhe ngjyr’ e gjall’ e revoltes
Sëmuret, verdhet nga hij’ e mendimit,
Dhe plane të mëdha e rëndësore
Ndalen, përçajnë rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e veprimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Ëngjëll, në lutjet
Mëkatet m’i kujto të gjitha…
Shkrimtari i madh peruan dhe laureati i Nobelit për letërsinë, Mario Vargas Llosa, është ndarë nga jeta të dielën në moshën 89-vjeçare në Lima, i rrethuar nga familja e tij. Lajmi u . . .
E kanë kënduar gjyshërit tanë, e kënduam ne, e këndojnë nipat tanë, për shkak të kontekstit tonë të rrezikshëm fqinjësor, do ta këndojnë nipat e nipave tanë, brez pas brezi.
“Për mëmë . . .
Ishte e bukur, elastike, me një lëkurë të lëmuet ngjyrë buke dhe me sy prej bajamesh të gjelbra, dhe kishte flokë të lëshuara, të zeza e të gjata dhe një rrezatim të antikitetit, që mun . . .
Çdo pëllëmbë toke është e shenjtë
luftë bëjmë për të mbajtur për vete
dheu i atdheut është tepër i dashur
ai brenda ka gjuhën dhe territorin.
.
Bijë të Janinës, Dodonës e Atikës
ne nu . . .
Në Vlorë me mamën e dashur, kur isha 2 vjeç…
QORTIMI I MAMËS
.
– Eja, pse nuk vjen? – më foli zër’ i saj,
që si qortim jehon në qenien time.
– Pse nuk vjen o bir ti, në tak . . .
Nesër është DITËLNDJA JOTE
Se veç DITËLINDJE ke!
Më e mira e kësaj bote
Sa kënaqësi na dhe,
Ti nuk je VAÇE ZELA,
Por je VAÇE KËNGA
Zëri yt i bukur
Kënaqësi ndër zëmra!
Kur mungoje ti . . .
O lavdi e popullit tim, hero i gjithë atdheut
ka kohë që shpirt-zemra më është turbulluar
nga Iliada shqiptare e Kosovës së Atdheut
nga bukuri e një vashe dardane nga Gjilani
.
Të . . .
1. Moj pranverë je”magjistare”
Moj pranverë je”magjistare” dhe më bën mua magji
Mu mbi moshë tetëdhjetë vjeçare,seç më kthen në djalë të ri
Ndërsa kokën kam me thinja(e vërteta:jam thin . . .
Mbasi ishte shndoshë tej mase, i shkreti,
E asnji lloj diete s’i kishte dhanë dobi,
Nji shok e adresoi tek nji qendër shndeti
Që pa dieta e ilaçe, i tha, bante mrekulli.
Që ishte e ve . . .
Benzi la pas fushën e Dropullit, djathtas dy Labovat me emër të madh dhe mori të përpjetën thikë me harkoret e kthesave në shpatull të malit.
-Stacioni i parë orientues është Selcka,- . . .
Më mirë i rrethuar me heshtje
Se sa me flluska sapuni,
Gjersa në këtë botë plot psera
Me heshtje flet dhe guri.
.
Flet dallga dhe jo shkuma,
Gjuhë e trupit me drithërima emoc . . .
Libri “Pranverë brenda vjeshtës”
E ndiej si detyrim mes miqësh që ta shkruaj këtë ese për HARALLAMB FANDIN apo,siç i pëlqen mes miqësh,LAME FANDI. Ma ka dhuruar librin me tregime”Pranve . . .
ihai\aiodjafawfwaf
saifsaifjawfa
Pena brilante e Shekspirit,zeri dhe interpretimi brilant i Oliverit dhe perkthimi brilant i Nolit,na kane dhene kete brilant te madh te mendjes njerzore.
lmsbjcbklëdjfh
Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja:
M’ e fisnike është vallë të durosh.
Hobe, shigjeta fati të tërbuar
A të përballsh një det të turbull helmesh
Me arm’ e funt t’u japesh? Të vdesesh – të flesh –
Jo më! – dhe me një gjumë të mbarosh
Çdo zemër-dhëmbje, mijëra tronditje,
Që trupi prej natyrës trashëgon.
Ja nje qellim që duhet dëshëruar
Me gjithë shpirt. Të vdesesh – të flesh; të flesh?
E ndoshta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec;
Se ç’ëndrra shohim n’atë gjumë-vdekje,
Pasi na shkundet kjo pështjellj’ e mortme,
Kjo frikë na qëndron; ja arësyja
Që aq e zgjat një jetë me mjerime;
Se kush duron përbuzjen dhe kamçikn’ e botës,
Zullumn’ e shtypësit, përdhunën e krenarit,
Lëndimin e dashuris’ së papërfillur,
Vonimn’ e ligjit, goj’-çthurrjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemërgjërë
Nga të pavlershmit merr, kur munt ta lajë
Hesapin fare me një copë thikë?
Kush vallë barra mban e kush dërsin,
Rënkon nën një jetë të mërzitur,
Per tmerrin e asaj diçkaje pas vdekjes –
Vendit të pazbuluar, nga s’ na kthehet
Kurr’ udhëtari – na trullos vullnetin,
Dhe vuajmë të ligat që po kemi
Se sa të hidhemi n’ato që s’ dimë.
Kështu na bën ndërgjegja gjith’frikacakë;
Kështu dhe ngjyr’ e gjall’ e revoltes
Sëmuret, verdhet nga hij’ e mendimit,
Dhe plane të mëdha e rëndësore
Ndalen, përçajnë rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e veprimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Ëngjëll, në lutjet
Mëkatet m’i kujto të gjitha…
Shume i bukur.