Gjenerali amerikan Wesley Clark është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.
Në Facebook, Thaçi ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.
“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Gjenerali amerikan, Wesley Clark është një nga figurat më të njohura ndërkombëtare nga periudha e bombardimeve të NATO-s dhe ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë gjatë vitit 1999.
Nën komandën e tij gjatë vitit 1999, filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar banorët e Kosovës.
Komentet