Po e pyetët Bujar Hysën për akuzat që e çuan në burgun e stërmbushur, numër 302, në Tiranë, do të reagojë furishëm duke mohuar gjithçka. «Asnjëherë nuk kam bërë thirrje për terrorizëm!», ka deklaruar imami, i dënuar muajin e kaluar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë në «Shtetin Islamik».
Por nëse ngulmoni të 琀isni më shumë për këtë punë, ai e panon në njëfarë mënyre se dëshiron krijimin e njëfarë shteti islamik – jo në Siri, por në atdheun e tij, në Shqipëri, shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë cep të Evropës. Duke reflektuar prej dhomës së vogël të vizitorëve në burg, Hysa është fort i bindur se një ditë Shqipëria do të zëvendësojë pashmangshëm qeverinë e stilit perëndimor me sheriat, ose të drejtën islamike. Madje këmbëngul se besnikët e tij ishin angazhuar për këtë punë. «
Islami mund të bashkëjetojë me fetë e tjera, por me demokracinë? Jo!», ka theksuar imami mjekrosh para reporterit derisa një gardian po mbante sytë katër jashtë derës së dhomës. «Kushdo që thotë se sheriati mund të bashkëjetojë me demokracinë është hipokrit.»
Është pikërisht ky perceptim i cili bëri që zyrtarët e shtetit shqiptar të merrnin masa në Shqipërinë e vogël, vend me rreth 2,8 milionë banorë. Ky është një problem që ka nisur të burojë prej zonës ku漀tare lindore. Enklava ballkanike, që shtrihet ndërmjet bregut të thepisur të Adriatikut dhe majave të larta malore, ka popullsi me shumicë myslimane, por gjithashtu njihet si vend që për shekuj me radhë ka ruajtur traditën e tolerancës fetare dhe islamit të moderuar. Por edhe këtu, një vend prej 1’200 kilometra larg Sirisë, «Shteti Islamik» ka gjetur një tokë të vogël, por të pëlleshme, për rekrutimin e disa besnikëve. Më shumë se 100 shqiptarë kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar radhëve të grupit terrorist, dhe disa prej tyre kanë rënë në sy, duke përdorur thirrjet në internet për bashkatdhetarët e tyre. Thirrja e tyre për t’iu bashkuar militantëve ultrakonservatorë ka hasur në përkrahjen e disa xhamive, që kanë nisur të ndërtohen me të madhe viteve të fundit nga organizata bamirëse islamike dhe misione fetare nga Turqia dhe rajoni i Gjirit Persik. Shqipëria është e vendosur ta ndalë hovin e tyre.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar së fundi ligje që ndalojnë pjesëmarrjen në luftën e «Shtetit Islamik», dhe shërbimet sekrete kanë identifikuar rekrutuesit që po shkojnë e vijnë në Siri e Irak. Bujar Hysa, imami i burgosur, ishte një prej tre imamëve dhe gjashtë personave të tjerë të dënuar muajin e klauar me më shumë se tetëmbëdhjetë vjet burgim për inkurajimin e shqiptarëve të rinj për t’iu bashkuar xhihadit të dhunshëm. Por autoritetet po hasin në kokëfortësinë e këtyre krerëve të nismave radikale në rajonin, që dikur në vitet nëntëdhjetë ishte përfshirë në luftëra sektare, por që kishte edhe luftëtarë që kishin ardhur nga Levanti. Mesazhet radikale kanë gjetur terren të pëlleshëm në fshatrat e lagjet e varfra, ku ka nivel të lartë korrupsioni dhe shkallë të lartë papunësie në mesin e rinisë deri në dyzetë për qind.
Policia kuፌtare po merr masa dhe po shton kontrollin në zonat kuፌtare me qëllim që t’u pritet rruga luftëtarëve islamikë që mund të marrin rrugën në drejtim të Evropës qendrore e veriore. Dyshohet se radikalët po fshihen në valën e refugjatëve sirianë që kanë marrë Evropën në sy. Megjithatë, deri më tani emigrantët nuk janë futur nëpër territorin shqiptar në rrugën e tyre drejt Evropës qendrore. «Ne kemi male të larta që na shërbejnë si pengesa të pjesshme për hyrjen e tyre», ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një viizte të bërë mujin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , «por malet nuk mund ta ndalin këtë valë».
Zyrtarët shqiptarë e kanë pranuar se arma më e fortë e tyre kundër ekstremizmit – zhvillimi ekonomik – vazhdon të hasë në telashe për shkak se po bie niveli i investimeve, meqë nuk po realizohen premtimet për investime perëndimore në vendin që po përballet me mjerim ekonomik edhe 25 vjet pas rënies së sundimit komunist. «Feja asjëherë nuk ka qenë problem këtu; ai është edukimi. Është mungesa e shoqërisë civile. Dhe është puna e mjerimit, veçanërisht në rrethe malore», ka deklaruar Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë. «Kur keni gjendjen ku njerëzit ndihen të pashpresë, ekstremistët peshkojnë në pishinë».
Rritja e numrit të xhamive vahabiste
Megjithatë, islami radikal ende po e trazon këtë vend që gjithnjë nuk e kishte marrë afër zemrës fenë. Për shekuj me radhë, shqiptarët ishin treguar të moderuar me përzierjen e tyre të myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve romanë, me një numër goxha të madh të bektashinjve, sekt i moderuar i myslimanëve suፌ që selinë qendrore botërore e ka në Shqipëri. Për pesëdhjetë vjet me radhë deri në rënien e komunizmit më 1990, liderët marksistë të shtetit e shpallën Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar edhe zyrtarisht fenë dhe nisur fushatën për persekutimin e imamëve dhe të priftërinjve.
Në mesin e të persekutuarve ishte edhe gjyshi mysliman i Ylli Gurrës, imam i moderuar sunit, që sot është imam në një xhami të njohur në Tiranë, që nuk është fort larg prej shtatoreve në nderim të Skënderbeut, hero kombëtar i shqiptarëve dhe prijës që ishte konvertuar në krishterim. Gurra, që ka veshur xhybenë dhe rruፌt kafe në kafenetë e njohura moderne në qendër të Tiranës, citon gjyshin e tij që u ፌiste të rinjve për nevojën për bashkëjetesës jo vetëm me beismtarët e të njëjtit besim, por edhe me fqinjët që mund të kenë fe të tjera. Ai thotë se islami shqiptar gjithnjë është përshkuar prej tolerancës e bashkëjetesës – së paku deri para pak kohësh. «Ne gjithnjë jemi krenuar se ishim shtet ku mund të ushtroje bindjet tua fetare», thekson Gurra. «Por njerëzit që janë rritur nën komunizëm nuk e njihnin mirë fenë. Dhe tani pas 25 vjetësh në demokraci e liri, disa njerëz kanë telashe t’i pranojnë kuፌjtë». Grupet e huaja kanë qenë të etura për të ndihmuar edukimin fetar të vendit. Qysh në ፌllim të viteve të nëntëdhjeta, organizatat bamirëse islamike, disa prej të cilave prapa vetes kishin mbështetjen e mbretërive të kamura të Gjirit, u vërsulën në Tiranë për të nisur ndërtimin e xhamive dhe medereseve. Studentëve më të dalluar u ishin ofruar bursa për studimin e teologjisë nën tutelën e imamëve fundamentalistë në Arabinë Saudite dhe Turqi.
Në dekadën e fundit, nëpër qytetet e mëdha shqiptare janë ndërtuar shumë xhami të mëdha që nuk ishin nën ombrellën e Bashkësisë Islame Shqiptare, organizata që është autoriteti ligjor në krye të besimtarëve myslimanë të vendit. Janë hapur edhe shumë qendra evangjelike të krishtera, duke rritur shkallën e qasjes sektare në një shoqëri për të cilën shqiptarët thonë se gjithnjë ishin krenuar me të. Sot një prej projekteve më të mëdha të ndërtimit në Tiranë është një xhami e madhe prej 34 milionë dollarësh amerikanë, fond që më së shumti është mbuluar prej Qeverisë turke. Megjithëse zyrtarët nuk kanë kundërshtim për fondet shtetërore turke, ka prej tyre që privatisht thonë se nuk po u pëlqen ndikimi i turqve. Pse po ndërtohet një xhami kaq e madhe në një vend me kaq shumë nevoja kritike, përfshirë nevojën për shkolla, autostrada dhe infrastrukturë për industrinë premtuese të turizmit shqiptar? «Ju lutem», ka thënë një zyrtar i lartë, «ne kemi nevoja e halle më të mëdha, se sa për xhami».
Gjykimi i imamëve
Së fundi, nuk janë xhamitë që po i shqetësojnë zyrtarët e lartë shqiptarë. Janë mesazhet që komunikohen prej një numri të pavarur imamësh, shumica prej të cilëve të shkolluar jashtë vendit. Frika prej radikalizimit ka nisur të shprehet para dy vitesh kur nisën valët e para të njerëzve që po shkonin në Siri që t’i bashkoheshin «Shtetit Islamik». Në disa fshatra në pjesën juglindore të vendit, të rinjë pa i mbushur njëzetë, e të tjerë në të njëzetat u larguan nga shtëpitë pa bërë zë, duke dërguar më vonë njoftime se kishin arritur në Siri e Irak. Disa prej tyre iu bashkuan më vonë njësiteve ballkanike të ISIS-it, që përbëhehsin prej shqiptarëve e kosovarëve. Njëri prej luftëtarëve shqiptarë, Ebu Beliksa, imam 32 vjeç nga fshati i vogël lindor Leshnicë, ishte zgjedhur prijës dhe pastaj nisi të shfaqej në internet, duke u shfaqur me emrin e luftës, Almir Daci. U bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkoheshin në luftë, por qarkullimi i videos kishte mundësuar që t’u bihej në gjurmë të rinjve të radikalizuar. Disa prej xhamive më të njohura ishin mbyllur dhe detyruar të ndërronin imamët, dhe ishin arrestuar shumë prej klerikëve më të zëshëm në mbrojtje të xhihadit të dhunshëm. Në mesin e atyre që ishin kapur në ፌllim ishte edhe Bujar Hysa, dhe tetë islamikë të tjerë që janë akuzuar për inkurajimin e xhematit që të përkrahte «Shtetin Islamik». Procesi gjyqësor ndaj imamëve u shndërrua në sensacion publik, meqë të akuzuarit kishin fyer gjykatësit dhe akuzuar prokurorin se ishte shndërruar në kukull të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, zyrtarët shqiptarë, të ndjeshëm ndaj akuzave për shkak të së kaluarës së tmerrshme kundër feve në kohën e komunizmit, kanë lejuar të akuzuarit që të nxjerrin duፌn nëpërmjet intervistave të pacensuara për gazetarët. Në një intervistë për «Washington Post» në burgun e Tiranës, Hysa dhe dy të akuzuar të tjerë kanë thënë se janë pre e Qeverisë shqiptare që është e etur të shkrepë arsenlain kundër tyre me pretendimin se po shënon sukses në luftën kundër terrorizmit. Hysa ka thënë se ishte tmerruar prej numrit të madh të forcave speciale që kishin hyrë natën në shtëpinë e tij në kohën kur fëmijët i kishte fjetur. Ai thotë se nuk ka bërë asnjë gjynah, pos thirrjes për shqiptarët që t’u dilnin zot viktimave të luftës siriane. «U kam bërë thirrje publike njerëzve që t’i ndihmojnë sirianët kundër Assadit – në kohën kur e tërë bota ishte kundër Assadit, përfshirë (presidentin) Obama», thekson Hysa. «Por meqë thirrja po vinte prej një imami, thanë se unë qenkam terrorist».
“Ne kemi traditat tona”
Nuk dihet saktësisht se sa shqiptarë myslimanë ndajnë mendime të ngjashme. Krerët qeveritarë dhe të bashkësisë myslimane shqiptare ngulmojnë se numri i tyre është jashtëzakonisht i vogël. Nëpër sheshet e Tiranës dhe nëpër shëtitoret në brigjet detare shqiptare, rrallëherë të zë syri besimtarë që mbajnë kapela ose beismtare me ferexhe. Restorantet shërbejnë verë dhe raki tradicionale shqiptare. Manjani, ministri shqiptar i Drejtësisë, thekson se vendi ka reaguar shpejt kundër rekrutimit islamik. Por gjithashtu e pranon se rrënjëjt e shkaqeve të radikalizmit – mjerimi dhe ndikimet e jashtme – vazhdojnë të mbesin probleme serioze. Dhe pavarësisht prej garancive për ndihma nga zyrtarët amerikanë e evropianë, shqiptarët ende po detyrohen t’i konfrontojnë sfidat pa ndonjë ndihmë të theksuar. «Sfida e vërtetë është zhvillimi ekonomik», thekson ai.
«Ne duhet t’u krijojmë njerëzve vende pune, sepse nëse dështojmë ta luftojmë mjerimin dhe injorancën, gjërat vetëm do të përkeqësohen. Njëherësh, çfarë na është ofruar prej Perëndimit janë premtimet e njëjta për më shumë trajnime dhe ‹ndërtim kapacitetesh›. E çfarë do të htotë kjo?» Gurra, imami i moderuar, ka thënë se anëtarët e xhematit të tij ende preferojnë traditën shqiptare të lavdërimit të diversitetit fetar të vendit, madje nganjëherë duke iu bashkuar fqinjëve ortodoksë e katolikë në festa të ndryshme fetare. Por së fundi, disa prej anëtarëve të xhematit po i shtrojnë pyetje të sikletshme, dhe myslimanët e bashkësive të tjera e kanë kritikuar se po e lavdëron hapur tolerancën fetare. Pas sulmeve terroriste në Paris, Gurra iu ishte bashkuar bashkësive bektashi, ortodokse e katolike për ta dënuar bashkërisht dhunën e ushtruar. Kjo ishte shenjë solidariteti. Por pastaj kishte pranuar kërcënime të paidentiፌkuara. «Pse je në krah të atyre njerëzve?», i ishte drejtuar kërcënueshëm njëri prej telefonuesve. Disa çaste më vonë, Hysa e pranon se nuk ishin vetëm bindjet e tij për Sirinë që i nxorën telashe, por më shumë shkaku i konፌiktit më fundamental me shoqërinë pluraliste që po mundohen ta ndërtojnë zyrtarët shqiptarë. Hysa ka thënë se gjithnjë e më shumë shqiptarë mendojnë se sistemi aktual i qeverisjes së Shqipërisë nuk përkon me nevojat fetare. Ai thotë se telashet e demokracisë shqiptare mund të shkojnë në favor të një qeverisje myslimane që do të lejonte ekzistimin e feve të tjera – qysh e parasheh edhe sheriati islamik.
«Ne nuk e pranojmë sistemin e tyre demokratik», ka deklaruar ai duke iu referuar qeverisë së Shqipërisë. «Nuk e pranojmë moralin e tyre, si puna e martesave ndërmjet femrave me femra, meshkujve me meshkuj. Ne kundërshtojmë të gjitha aksionet e NATO-s kudo në botën arabe». «Këto janë arsyet kryesore pse jemi arrestuar».
«Fatmirësisht, nuk ka shumë njerëz që kanë pikëpamje të ngjashme, dhe e dinë se nuk do të ፌtojnë», ka deklaruar Gurra. «U them qytetarëve tanë: ‹Kemi traditat tona› dhe ato janë tradita shqiptare, jo asi arabe. Të gjithë ne jemi pjesë e Evropës, jo vetëm gjeograፌkisht, por edhe kulturalisht».
“Washington Post”
Komentet