Gazeta The Washington Post ka nisur një fushatë për lirimin e gazetarit të saj të burgosur në Iran, Jason Rezaian, duke apeluar te Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të tij pas një viti që është burgosur.
Rezaian, 39 vjeçar, i lindur në Kaliforni dhe me shtetësi amerikane e iraniane, u arrestua me bashkëshorten e tij iraniane Yeganeh Salehi në shtëpinë e tyre më 22 korrik të vitit 2014.
Salehi më vonë u lirua, por Rezaian, i cili ka raportuar për Washington Postin për 2 vjet, u akuzua për spiunazh.
Avokatja e tij, Leila Ahsan, tha se ai është akuzuar për “mbledhje të informatave konfidenciale, dhënien e tyre në qeveritë armike; i ka shkruar letër presidentit amerikan Barack Obama dhe ka vepruar kundër sigurisë kombëtare”.
Komentet