VOAL – UASHINGTON, 10 MARS – Trumpi donte aq shumë që Putini të merrte pjesë në konkursin Miss Univers organizuar prej tij në vitin 2013 në Moskë, saqë i shkroi një letër për ta ftuar. Kështu shkruan Washington Post. Në ftesën, përfshirë në aktet e Russiagate, Trumpi shtonte një poshtëshënim për të thënë se mezi priste të të shikonte femra “të mrekullueshme” gjatë udhëtimit të tij. Nuk është e qartë nëse letra i qe dorëzuar presidentit rus as nëse ky u përgjigj. Në këtë periudhë miliarderi synonte të zgjeronte investimin e tij në Rusi dhe nuk i fshihte shpreat e tij për praninë e liderit të Kremlinit në konkursin e tij.
Putini pezulloi një vizitë të planifikuar në momentin e fundit, sipas asaj që i ka thënë gazetës Washington Post Aras Agalarov, oligark i cili bashkë me të birin, pop starin Emin, e ndihmoi Trumpin ne konkursin e bukurisë. “Qe një situatë shumë e ndërlikuar, sepse i kisha premtuar Trumpit se do të takohej me Putinin,” thotë Agalarov. Në vend të kësaj Putini dërgoi një letër “miqësore” dhe një kuti të stolisur ruse. “Pra, ai u largua i lumtur”. ANSA
Komentet