Njëzet vjet pas masakrës së më shumë se 8 000 burrave e djemve myslimanë në qytetin boshnjak të Srebrenicës, Rusia mohoi në mënyrë të turpshme të quajë atë çfarë është – gjenocid – duke shtuar dhimbjen e familjeve të viktimave.
Të mërkurën, qeveria e presidentit Vladimir Putin të Rusisë vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që i dënon vrasjet si gjenocid. Kina, Nigeria, Angola dhe Venezuela treguan dobësie duke abstenuar, ndërsa 10 anëtarë të tjerë votuan në favor të rezolutës.
Nuk ka asnjë dyshim se gjenocidi është ai që ka ndodhur në korrik të vitit 1995, kur forcat boshnjake serbe nën gjeneralin Ratko Mlladiç – gjyqi ndaj të cilit për krime lufte është duke u zhvilluar në Hagë – mori qytetin, ku më shumë se 40 000 njerëz kishin kërkuar strehim nga lufta në atë që ishte caktuar një “strehë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Ushtria serbe boshnjake i ndau burrat dhe djemtë nga gratë, i çoi në fushat përreth lumit Drina dhe i qëlloi ata. Të mbijetuarit myslimanë e përshkruan vrasjen si tmerrësisht metodike.
Ajo ishte mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe si Gjykata për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë vendosur se e plotëson përkufizimin ligjor të gjenocidit.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, e quajti rezolutën e sponsorizuar britanike “konfrontuese” dhe “politikisht të motivuar” terma që përshkruajnë sjelljen e vendit të tij. Nën presionin e sanksioneve amerikane dhe evropiane ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë, Putini, gjithmonë i etur për të penguar Perëndimin, ka përforcuar lidhjet vjetra ruse me Serbinë, e cila ka kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Z. Çurkin ishte gjithashtu i gabuar duke argumentuar se zgjidhja do të “dënonte këtë rajon të tensioneve.” Dy dekada pas marrëveshjes së paqes së Dejtonit, Bosnja mbetet një nga më vendet etnikisht më të ndarë të Europës dhe masakra e Srebrenicës është një burim i vazhdueshëm i dhimbjes dhe grindjeve politike. Shoqëritë nuk mund të lëvizin përtej hidhërimit të kohës së luftës për pajtimin pa një kuptim të ndershëm dhe njohje të së kaluarës. Vetoja e Rusisë vetëm inkurajon mohuesit si lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik, i cili muajin e kaluar e quajti gjenocidin e Srebrenicës “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të.”/Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
Komentet