Pretendohet se propozimi i fshehtë i Rusisë me para ndaj militantëve talebanë për të vrarë ushtarët e SHBA-së dhe forcat e koalicionit në Afganistan ka shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një artikull të “Washington Post” të cilin e bazon mbi zyrtarë të lartë që janë në dijeni të dokumenteve të shërbimit inteligjent të SHBA-së, thuhet disa militantë talebanë të kapur kohët e fundit kanë thënë se disa ushtarë amerikanë janë vrarë pas propozimit të Rusisë ndaj talebanëve.
Ndërkohë nuk është ndarë një shifër e saktë se sa ushtarë amerikanë ose ushtarë të vendeve të huaja janë vrarë ose janë vendosur në objektiv në kuadër të planit të Rusisë.
Zyrtarët që kanë folur për “Washington Post”, kanë thënë se në fund të muajit mars në Shtëpinë e Bardhë u mbajt një mbledhje lidhur me veprimet e talebanëve kundër ushtarëve amerikanë dhe rreth propozimit të Rusisë me para.
Pretendimet e “New York Times”
Gazeta “New York Times” në artikullin e saj të bazuar në gjetjet dhe zyrtarët e inteligjencës amerikane pretendon se njësia e inteligjencës ruse e cila ka lidhje edhe me përpjekjet e atentateve në Evropë, u ka propozuar para talebanëve për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan.
Zyrtarët amerikanë thonë se informacionin që Rusia u ka propozuar para militantëve talebanë për të vrarë ushtarët amerikanë e kanë mësuar gjatë marrjes në pyetje të disa talebanëve të kapur.
Informacioni në fjalë është ndarë në muajin mars me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, thuhet në artikullin në të cilin bëhet e ditur se po bisedohen disa alernativa të ndryshme si nga njoftimi i Moskës me notë diplomatike e deri në zbatimin e disa sanksioneve.
Komentet