Mbi 100 kryesisht mysafirë të ftuar dhuruan për nxënësit e shkollave të Medvegjës 1 625 SFR, kurse i pranishëm ishte edhe legjenda e futbollit të Kombëtares zvicerane, Milaim Rama, kardiologu eminent Florim Cuculi, pastaj veprimtari Bajram Mulaj, e shumë e shumë të tjerë. Shoqata Kulturore “Prishtina”, me seli në Bremgarten, dhe Shoqata Humanitare “Medvegja”, me selli në Wallis.
Mbi 100 kryesisht mysafirë të ftuar dhuruan për nxënësit e shkollave të Medvegjës 1 625 SFR, kurse i pranishëm ishte edhe legjenda e futbollit të Kombëtares zvicerane, Milaim Rama, kardiologu eminent Florim Cuculi, pastaj veprimtari Bajram Mulaj, e shumë e shumë të tjerë.

Shoqata Kulturore “Prishtina”, me seli në Bremgarten, dhe Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully, me mbështetjen e Ansamblit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkëndija” të Zagrebit e mbajtën një gala-mbrëmje modeste me miq të ftuar nga e gjithë Zvicra në të mirë të shkollës së rrezikuar shqipe në Medvegjë, përkatësisht për nxënësit e kësaj shkolle. Sepse, ashtu si thotë rilindësi ynë i madh, Naim Frashëri “Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë”.
Ndihmë modeste, por me vlerë të madhe


Pa shkollë, ne jemi komb i humbur. Kjo gala-mbrëmje modeste ishte krejt diçka tjetër, mysafirët e ftuar i dhanë kësaj mbrëmjeje hijeshi dhe e bën atë të jetë madhështore. Atë natë shkëlqente salla e restorantit eminent “Andulino” të Walliselenit. Ishin aty motoristët anëtarë të “Alba moto Sport”, me sponsorin kryesor z. Dëfrim Asllanin, “Plisat”, “Shqiponjat” me shefin e tyre Raif Hoda, përfaqësuesi i “Luginës” Florim Rashiti dhe shumë të tjerë, si dhe z. Qamil Berisha që mundësoi me kontributin e tij rrjedhën e mbarë të kësaj gala-mbrëmjeje që do mbahet në mend. Gjatë mbrëmjes, kryetari i SHH “Medvegja”, z. Zenel Neziri, bëri me dije se të pranishmit dhuruan për nxënësit e shkollave të Medvegjës 1 625 SFR. I pranishëm ishte edhe legjenda e futbollit të Kombëtares zvicerane, Milaim Rama, kardiologu eminent Florim Cuculi, pastaj veprimtari Bajram Mulaj, e shumë e shumë të tjerë.

Mbrëmje për traditë
Ansambli “Shkëndija” në përbërje Ngadhënjimi, Arbënorja, Kaltrina, Ardiani dhe Arbeni i dhanë mbrëmjes madhështinë artistike, të cilën e plotësoi edhe aktori Adem Kica, me deklamimi e poezisë së Dritëro Agollit “Poçari”.

Tani orientimi dhe aktiviteti për Medvegjën
Ishte kjo një mbrëmje që Diaspora e dëshiroi shumë. Shoqata Humanitare “Medvegja” edhe në të ardhmen, tha kryetari Neziri, do të vazhdojë me organizimin e evenimenteve humanitare në të mirë të popullatës medvegjase në vendlindje dhe Diasporë, sepse, siç deklaroi, kemi dhënë jo më pak se mbi pesë milionë franga për Atdheun tonë, e tash ka ardhur koha që t’i drejtohemi më shumë Medvegjës dhe u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve, kudo që janë, që të ndihmojnë Medvegjën.
Komisioni për Informim i SHH “Medvegja”, Fully-Zvicër


Komentet