Ai pas takimit që kishte me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se arsyeja e vizitës së tij ka të bëj me pensionimin e tij dhe asgjë më shumë.
Walker duke komentuar gjendjen aktuale në Kosovë ka thënë se vendi nuk po shkon në drejtim të duhur.
“Opinoni im personal është se populli nuk po shkon në drejtim të duhur. Ka shumë probleme këtu që duhet zgjedhur dhe shpresoj që sa më shumë zëra do të dëgjohen në mënyrë që të dëgjohet opinioni i ndryshëm i sa më shumë njerëzve, partive, siç është personi në të djathtën time Visar Ymeri. Pra po flasim se në çfarë drejtimi duhet të shkoj ky vend në të ardhmen. Unë jam këtu për të parë se çfarë Vetëvendosje beson se duhet bërë dhe pata një shpjegim të mirë për aktivitet e tyre të fundit. Folëm për problemet e mëdha që Kosova po ballafaqohet me to, në kuptim të marrëdhënieve të brendshme në mes të komunitetit. Shpresoj që asnjëri prej jush ti thoni botës se William Walker është paraqitur në Vetëvendosje sepse ai duhet të bëjë kontributin e tij mujor apo diçka të tillë. Unë jam këtu sepse dua të dëgjoj se për çka janë duke folur të gjithë”, ka deklaruar Walker, raporton zeri.info.
Ish-ambasadori, hodhi poshtë zërat se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje siç është thënë shumë herë nëpër media.
“E di që disa njerëz kanë thënë se William Woker është tashmë një anëtarë i Vetëvendosjes dhe dua që t’iu garantoj se nuk jam. Kur isha ambasador në karrierën time para se të pensionohesha mendoja se duhej që të flisja me të gjithë që ishin të përfshirë në politikë për të kuptuar se për çfarë ata flisnin më shumë. Kështu që sot isha për ta vizituar AAK-në, fola me Ramush Haradinajn dhe kjo nuk do të thotë që jam bërë anëtarë i AAK-së. Unë do të flas këtu edhe me njerëz të tjerë të partive tjera rreth asaj se a po shkon ky vend në një drejtim të duhur apo duhet ndryshuar drejtimi”, ka deklaruar tutje Walker.
Walker thotë se Kosova s’ka nevojë për ndërmjetësues ndërkombëtar
Ish- ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker, i cili po qëndron në Kosovë, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Ai pas një takimi që ka pasur me zyrtarë të Vetëvendosjes, i pytur nëse duhet që të ketë një negociatorë ndërkombëtarë për tejkalomini e krizës politike, ka thënë se nuk ka nevojë, pasi sipas tij, Kosova duhet t’i zgjidh vet çështjet e brendshme.
/ZËRI/
Komentet