Agjencia Botërore kundër Dopingut (WADA) ka zbuluar dëshmi se si shteti rus ka fshehur abuzimin me substanca të ndaluara nga atletët e vendit gjatë Lojërave Olimpike të Soçit.
Raporti i një komisioni të pavarur të WADA-s, që është publikuar të hënën më 18 korrik, tregon se laboratori i Moskës ka mbrojtur atletët rusë gjatë Lojërave Dimërore Olimpike që janë mbajtur në vitin 2014 në Soçi të Rusisë.
Raporti, që është udhëhequr nga profesori i drejtësisë nga Kanadaja dhe avokati i sportit, Richard McLaren, i publikuar sot në Toronto, zbulon se Ministria Ruse e Sportit ka mbuluar rezultatet analitike rreth manipulimeve të sportistëve.
Raporti i McLarens e thellon është më shumë skandalin e dopingut rreth atletëve rusë që kanë nxitur edhe më shumë thirrjet që Komitetit Olimpik të Rusisë dhe federatave sportive të këtij vendi t’iu ndalohet pjesëmarrja në Olimpiadën e Rios që fillon më 5 gusht.
Rusia tashmë është përjashtuar nga atletika ndërkombëtare për shkak të skandalit me doping.
Komentet