Nëpërmjet një videomesazhi Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen Martin Winterkorn i kërkoi falje klientelës
VOAL – BERNË, 22 SHTATOR – Skandali që ka përfshirë Volkswagenin duket se nuk do të shtrihet në Zvicër, shkruan Voice Of Albanians. Sipas Zyrës Federale të Rrugëve (USTRA) nuk ka të dhënë që lënë të mendosh për probleme lidhur me automjetet e prodhuara nga kompania gjermane.
USTRA është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e huaja, deklaroi zëdhënësi Thomas Rohrbach.
Ndërkohë nëpërmjet një videomesazhi Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen Martin Winterkorn tha se do t’i nxjerrin të gjithë letrat mbi tavolinë dhe do t’i gjejmë të gjitha gabimet e bëra nga grupi i prodhimit të automjeteve.
“I kërkoj falje thellësisht kilentelës sonë, autoriteteve dhe opinionit pubblik në tërësi. Manipulimet dhe Volkswagen nuk duhet të kenë më lidhje mes tyre,” deklaroi Drejtori, pozicioni i të cilit në krye të grupit tashmë duket i lëkundur, duke parë rrezatimin botëror të ngjarjes. rsi
Komentet