Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në ambientet e Kuvendit të Kosovës është arrestuar deputeti i saj, Mytaher Haskuka.
Haskuka dyshohet se ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Mustafa.
“Nuk ka ujë që mund ta lajë krimin prej faqes së pushtetit. Protestat tona do të përshkallëzohen, këtë pushtet kriminal mund ta ndalë vetëm populli, në rrugë, sheshe, e kudo që mundet”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës u arrestua dhe deputeti Mytaher Haskuka. Arsyeja përse u arrestua deputeti Haskuka ka të bëjë me protestën tonë në Kuvend.
Nuk ka ujë që mund ta lajë krimin prej faqes së pushtetit. Protestat tona do të përshkallëzohen, këtë pushtet kriminal mund ta ndalë vetëm populli, në rrugë, sheshe, e kudo që mundet.
Komentet